E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhja e Këshillit Bashkiak nis me debate

TIRANE- Këshillli i ri Bashkiak ka nisur mbledhjen e parë mes debatesh. Kreu i Këshillit, Njazi Kosovrasti i njohu këshilltarët me rendin e ditës që pritet të diskutohet.

Këshilltari i PS-së, Aldrin Dalipi tha se njoftimi për mbajtjen e mbledhjes dhe rendin e ditës është në kundërshtim me rregulloren dhe ligjin, pasi njoftimi për mbajtjen duhet të ishte bërë 5 ditë përpara.

Dalipi tha se këshilltarët e PS-së kanë dërguar një kërkesë për një mbledhje jashtë rradhe në shtator, dhe nuk është pranuar, duke shkelur ligjin dhe rrgulloren.

Sipas Kosovrastit, kërkesa nuk ka qenë e mbështetur në rregullore dhe ligj, ndaj dhe është refuzuar.

Disa nga propozimet e sotme janë shpallja qytetarë nderi e kryeministrit të Kuvajtit dhe aktores Eliza Dushku, vendimi i rëndësishëm për ristrukturimin e administratës së bashkisë, propozimin për lehtësime të biznesit, ulje taksash, projekvendimin për hapjen e tenderit për segmentin Shkolla Teknologjike-Qendra Kristal dhe rrethrrotullimin e doganës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›