Mblidhnin kanoce, gjejne armatim
Vlore - Mbledhesit e kanoceve zbulojne arsenalin me armatim ne kazanin e plehrave, prane zones se Skeles. Nje cante me ngjyre te zeze u sekuestrua nga policia e Vlores mengjesin e djeshem, ndersa brenda saj gjendeshin nje automatik tip “Kallashnikov” dhe nje arke me fisheke. Agjentet dyshojne se behet fjale per nje tentative vrasjeje, por qe eshte shmangur ne momentet e fundit. Ekspertet kryen keqyrjen e cantes, pasi dyshonin edhe per ndonje bombe te vendosur dhe pasi jane siguruar se nuk perbente rrezik shperthimi, kane hapur canten. Ne municione dhe armen e bllokuar u fiksuan gjurme gishtash, qe u derguan ne laborator per ekspertize, ndersa nisen hetimet per te zbuluar personat qe kane braktisur canten ne kazanin e plehrave. Agjentet dyshojne se arma eshte lene aty me qellim fshehjen qe te merrej e perdorej me pas per ndonje atentat te mundshem. Policia tha se moren ne pyetje disa prej kontingjenteve te dyshuar, por autoret kane mbetur te paidentifikuar.
O.H