E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veteplagoset me cifte i mituri

Vlore - Nje i mitur eshte veteplagosur nga pakujdesia me cifte, ndersa kishte dale per gjueti se bashku me nje shokun e tij ne fshatin Skrofotine te Vlores. Mjeket e spitalit thane dje se kishte mberritur me nje plage ne kembe 17-vjecari S. M. Policia vendore nisi hetimet dhe mori ne pyetje te demtuarin, i cili ka rrefyer se kishte dale per gjah, por ka shkrepur armen ne pakujdesi. Ne pyetje eshte marre edhe shoku i te plagosurit, 17-vjecari me inicialet A. A., kurse dosja i ka kaluar prokurorise per hetime te metejshme.
O.H

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›