France vritet autori i ngjarjes ne Tuluze
Ka marrë fund rrethimi prej gati 32 orësh i policisë franceze në apartamentin e Mohamed Mehar, pasi ky i fundit është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë. Mehar dyshohej për vrasjen e 4 hebrenjve dhe të tre ushtarëve francezë në 3 sulme ditët e fundit.
Presidenti francez Nikolas Sarkozi në një dalje publike nga Elize tha se tani Franca është më e sigurt. “Republika franceze do të mbrojë vlerat e saj dhe grupet terroriste do të ndëshkohen. Qeveria do të veprojë për të ndëshkuar këdo që arrin deri aty sa të shprehë simpati për terroristët. Ishte e nevojshme vrasja e Mohamed Merah, sepse “kemi patur mjaft vdekje për shkak të tij”.
Policia ka hyrë në apartamentin ku Merah po qëndronte prej më shumë se 1 dite. 23 vjeçari me origjinë algjeriane ka qëlluar mbi policët dhe më pas ështëe gjetur i vdekur pasi është hedhur nga dritarja.
Ministri i Brendshem francez Klod Guo, i cili ka qenë në vendngjarje shpjegoi rrjedhën e ngjarjeve. Ai tha se policët hodhën granata dhe hynë nga dyert dhe dritaret e apartamentit.
“Pasi kontrolluan dhomat dhe nuk gjetën asnjë shenjë të të dyshuarit, policët iu drejtuan tualetit”, tha ministri.
Më pas i dyshuari ka dalë nga tualeti duke qëlluar në drejtim të forcave të policisë dhe më pas është hedhur nga dritarja, duke vazhduar të qëllojë. Më pas është gjetur i vdekur në tokë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, raportohet të jenë plagosur 3 policë.
Më herët ishte agjencia e lajmeve “AFP”, e cila duke cituar burime policore pranë operacionit, njoftoi vdekjen e francezit me origjinë algjeriane. Sipas burimit, operacioni blic i komandove të RAID u krye në orën 09:30 me orën lokale.
Ministri i Brendshëm francez tha se vrasësi kishte njoftuar se donte të vdiste "me armë në dorë" dhe saktësoi se gjatë natës nuk kishte pasur negociata me të.