Mbremje poetike kunder dhunes ndaj gruas
“Eja të duhemi”kështu titullohet mbrëmja poetike e cila do të jetë krejtësisht ndryshe në teatrin e Metropolit. Në qendër është gruaja!. Ky është një bashkëpunim i Qendrës Kulturore “Tirana” me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale. Kjo performancë artistike vjen në kuadër të sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit publik kundër dhunës ndaj gruas, Kjo mbrëmje poetike është në përgjigje të njërës prej objektivave kryesore të Qeverisë e personalisht Kryeministrit Sali Berisha si dhe në përgjigje edhe të nismës së Departamentit Amerikan të Shtetit “2012 kundër urrejtjes”-thotë drejtoresha e Qendrës Kulturore Suela Konjari.
Regjisorja Arjeta Dhima tregon se kësaj here është menduar që në skenë të luhet me simbolin, kurorat e dafinës dhe degët e ullirit të cilat do të jenë të pranishme në skenë. Mandej, një sfond i kaltër, që të çon në hapësira të tjera të fluturosh diku tjetër, të marrësh ajër dhe të çlirosh dashuri.
Vargjet e poeteshës Vojsava Nelo do të interpretohen nga emrat më të njohur te skenes shqiptare
Gajtë kësaj mbrëmjeje do të përcillen mesazhe ndërgjegjësuese, sensibilizuese e humane duke bënë në qendër respektimin e të drejtave të grave dhe vajzave.
“Dominon fuqishëm sinqeriteti dhe pastërtia në mënyrën e të shprehurit, madhështia dhe thjeshtësia, te gjitha këto të shoqëruara me përlotje.
Eja të duhemi". Me poezitë që godasin fortë dhe të ngjallin emocion, të gjithë bashkë bëjmë një shenjë sensibilizimi në këtë shoqëri” shprehet regjisorja, e cila edhe për këtë mbrëmje poetike ka zgjedhur për të punuar me një kast të njohur aktorësh si Margarita Xhepa, Yllka Mujo, Fatos Sela, Rozi Kostani, Anila Bisha, Kastriot Rramollari. Edhe muzika e kostumografia janë përshtatur simbolikës së performancës poetike. Kostumet e punuara nga Enisa Arapi do të jenë në tonalitetin e ngjyrave të bardha dhe të florinjta. Muzika është bazuar vargjeve që shprehin aktorët, e cila do të jetë live, shoqërim në violinçel nga Iljard Shaba.