Kriza e borxheve ende nuk ka perfunduar

Kriza e borxheve publike në Europë nuk ka përfunduar. Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë takimit mbi industrinë dhe punën në Gjermani. Jemi duke kaluar një fazë të re që është shumë e rëndëshime për të stabilizuar nëse Kontinenti i Vjetër do të jetë efektivisht në gjendje të kthejë faqe.
Cilat janë kushtet e stabilitetit. Cfarë llojë rritjeje mund të vendosim në veprim, cfarë shpresash mund të shohin investitorët në Europë, Amerikë dhe Japoni për të rifituar paratë e investuara në vendet tona ka pyetur Merkel.
Sot nuk mund të themi se kriza ka përfunduar. Vijojmë të gjendemi në një fazë të ndryshme nga kjo krizë duke shtuar se politikat europiane janë gjithmonë të rëndësishme për Gjermaninë. Politika europiane dhe kryesisht ajo që lidhet me euron është një cështje e politikës së brendshme, sepse mirëqënia e BE është aq e rëndësishme sa edhe mirëqënia e vendit tonë ka deklaruar Angela Merkel.
Ajo ka shtuar se, rruga që Gjermania, si ekonomia më e madhe e Europës ka ndjekur, nuk ka qenë e gabuar. Por si rezultat i transformimit tonë demografik dhe sfidave të mëdha që vijnë nga konkurrenca në rritje e ekonomisë kemi ende shumë për të bërë ka thënë Merkel duke u shprehur e bindur për arritjen.
Me ratifikimin formal nga parlamenti grek të paketës së dytë të shpëtimit dhe masat e tjera të përkohshme në vendet e Eurozonës janë rritur shpresat se më e keqja e krizës ka kaluar, edhe pse analistët ende paralajmërojnë për rreziqet depërtuese.