E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbresa nga libri "Vit pas viti", i kineastit tone te njohur

Nga Bostoni, SHBA, Skifter Kellici

Ne radhet e fundit te parathenies se librit "Vit pas viti", te kineastit tone te njohur, Viktor Gjika, qe u nda nga ne pak muaj me pare, shkrimtari, skenaristi, dhe politikani i shquar, Teodor Laco, shok i tij i femijerise, duke perifrazuar vargje te Dritero Agollit, shkruan: "Kur te jeni merzitur, kerkojeni dhe ai do te zbrese e do te ulet prane jush". Kete ndjesi provova edhe une, kur mbarova se lexuari kete liber me kujtime, qe Viktori mezi arriti ta perfundonte, kur ndodhej ne prag te vdekjes, por te cilin, mjerisht, nuk arriti ta shihte te botuar. Madje, jo vetem kaq. M'u duk se, jo vetem e kisha prane, por edhe se zura te kuvendoja per ngjarje qe kam perjetuar me te ne vite. E, pra, nuk kam qene shok i ngushte me te, si Teodor Laco, ose Pirro Milkani, i qe kane kaluar se bashku vite te te shkolles fillore, a te mesme, qe kane enderruar per te ardhmen, qe kane arritur te behen qe tre musketiere te artit tone kinematografik. Perkundrazi, jam nje shok i larget i tij, me te cilin u njoha rastesisht, por pastaj me lidhi me te puna si gazetar ne Radio Tirana, ne TVSH e me pas edhe si autor i skenareve te tre filmave te prodhuar nga Kinostudioja "Shqiperia e Re" dhe deshirave te mia te munguara per te skenare filmash te tjere.

Ndaj, tani qe sapo kam mbaruar se lexuari kete liber kujtimesh, me duket se e kam Viktor Gjiken prane dhe po nis kuvendimin me te.

I dashur Viktor, cuditerisht mesova ne faqet e librit tend se qenkemi thuajse bashkemoshatare: ti ke lindur ne qershor te vitit 1937, kurse une ne janar te vitit 1938. Pra, je vetem gjashte muaj me i madh se une; per me teper, se paskemi pasur endrra te perbashketa:ne vitin e matures edhe une ne pyetesoret qe na u dhane per deshirat qe kishim per te studiuar me tutje ne shkollat e larta, pata kerkuar te studioja per letersi dhe kinematografi. Por deshira e fundit nuk u realizua. Arsyeja ishte e thjeshte. Ndersa, ti, sic shkruan ne liber, dole i shkelqyer ne mesime, une jo. Ne rast se do te kisha studiuar per kinematografi, do te ishim njohur e bere shok qe atehere. Sidoqofte, duke kaluar nga viti 1937 i librit tend "Vit pas viti", vit kur ke lindur, duke lene pas vitet e rinise se pare ne Korce e me tutje, te studimeve ne Bashkimin Sovjetik per kinematografi, me sakte, operator filmi, do te ndalem ne vitet kur jam takuar me ty...

1961

"Nderkohe edhe "Debatik" po perfundonte, -shkruan ti ne librin tend, -e do te shfaqej ne Tirane. Filmi do te pritej shume mire nga shikuesit ". Edhe une, atehere gazetar ne Radio Tirana, kujtoj disa skena gjate xhirimit te ketij filmi neper rruget e Tiranes. Kur te pashe se bashku me Dhimiter Anagnostin, prane aparatit te xhirimit, m'u kujtua se ju kisha takuar te dyve ne "Librin Sovjetik", nje dyqan i madh, kur ju, ashtu une blinit libra, gazeta dhe revista sovjetike qe vinin me avion nga Moska.

1965

"Para disa diteve, -shkruan ti ne kujtimet e tua, -ne te dy me Taqon dhe drejtorin e Kinostudios, Vaske Aristidhi, u thirrem ne zyren e Ministrit te Arsimit dhe Kultures. Manush Myftiu na njoftoi se ishim ngarkuar te realizonim filmin artistik "Komisari i drites", me skenar te Lazar Siliqit.

Kjo ndodhte pasi ti se bashku me Dhimiter Anagnostin, kishit qene operatore te filmit "Detyre e posacme", (1962). Tani se bashku do te ishit regjisore te ketij filmi. Ketu per here te pare u njoha nga afer me ty dhe me Taqon, sepse, si gazetar i Radios, isha ngarkuar te pergatitja nje reportazh kushtuar xhirimeve te ketij filmi. Gjate intervistes, me beri pershtypje aftesia jote dhe e Dhimitrit, per t'u shprehur me shkathtesi dhe rrjedhshem para mikrofonit, deri atehere e pazakonshme per te tjere qe emocionoheshin dhe flisnin me gabime. "Ne film ndjeja veshtiresi ne punen me aktoret, -vazhdon ti ne keto kujtime-. Nuk mjaftonin leksionet e Institutit, librat e lexuar per metoden e Stanislavskit, pervojen e Vahtangovit, Cerkasovit..." Me ndermendet se gjate intervistes ti fole edhe per keto veshtiresi.

Dhe qe aty u beme me te afert per njeri-tjetrin. Rastiste qe kur takoheshim, me flisje edhe per sportit, vecanerisht per futbollin, me beje edhe ndonje verejtje per radiokronikat e mia sportive. Flisnim se bashku per komentatore e medhenj ruse, Sinjavski dhe Ozerov, sidomos per kete te fundit, qe kishte qene edhe sportist, madje aktor, ndaj ishte aq emocionues gjate komenteve. Disa dite, pasi pashe kete film ne kinema "Partizani, te takova dhe te urova tashme si regjisor, madje i suksesshem. Ti ndjeheshe i lumtur. Besoj se keshtu ndjehej edhe shoku yt i ngushte, Dhimiter Anagnosti.

1967

"Mora vesh nga Nasho Jorgaqi se Dhimiterer Anagnosti, - vazhdon ti ne faqet kushtuar ketij viti, - kishte filluar te bashkepunonte me te per krijimin e filmit "Duel i heshtur"...Tani duhej te te gjeja dhe une skenarin tim. Ne shtypin e atij viti u shqua poeti i talentuar, Dritero Agolli me nje sere artikujsh kunder burokracise...Ishte viti i heroit, Adem Reka, qe dha jeten ne mbrojte te biges se portit te Durresit". . Kontaktova me Driteroin dhe i propozova te shkruante nje skenar per film artistik". Te jem i sinqerte, pjesa me e madhe e veprave letrare, muzikore dhe te arteve figurative, qe u botuan, u shfaqen, ose u ekspozuan ne ato vite, pas fjales se diktatorit Enver Hoxha, me 4 shkurt 1967, i cili, vec te tjerash, dha urdher qe te shemben kishat dhe xhamite dhe te ndalohen besimet fetare, me jane dukur skematike, sic ishin ne te vertete. Por jo filmi "Horizonte te hapura". Ndaj, kur te kam takuar pas premieres se ketij filmi, ta kam shprehur kete bindje. Ky film, fale skenarit, por edhe te punes tende, ishte larg cdo skeme, nje film njerezor dhe i goditur artistikisht.

1970

Ne librin tend ti shkruan:"Si rregull, premierat e filmave organizoheshin ne Pallatin e Kultures, me kineaste, shkrimtare, artiste, gazetare dhe pjesetare te nomenklatures. Me 23 shkurt 1970 salla ishte plot e perplot. Gruaja ime, Flora, s'dinte kujt t'i falte buzeqeshje me pare. Afrohet Kujtim Spahivogli dhe me shaka i thote:"Mos u mburr kaq shpejt!Te shohim pas shfaqjes se si do buzeqeshesh". Po Flores ate dite nuk kishte zot qe t'i prishte humorin...Filmi pati sukses te plote. Kujtimi na kapi te dera, na perqafoi gjithe dashuri dhe iu drejtua Flores:"Paske pasur te drejte. Burri yt edhe ti qenke per t'u levduar sot". Nuk me harrohet buzeqeshja e tij e lumtur, thua se filmin e kishte bere ai vete".

Ishte fjala per filmin "I teti ne bronz", sipas skenarit te Dritero Agollit. Edhe une e mbaj mend diten e premieres. Kam uruar vecanerisht, shokun tim te mire, Bexhet Nelkun, kete aktor kaq te talentuar, te cilin vdekja e rrembeu shume te ri. Me ka bere pershtypje gjithashtu interpretimi i Yllka Mujos dhe Mevlan Shanajt, aktor ri qe luante per here te pare. I ndertuar mbi baze retrospektivash te goditura ky film ishte perseri nje trajtim origjinal, pa artificje e ngjarje skematike, qe pati sukses te madh. Vecanerisht, sic shkruan ti ne liber, ne Kosove.

1972

Ishin ditet e para te majit, Viktor, kur para hotel "Dajtit" ta pashe duke shetitur me nje burre, po aq terheqes sa ti. Kisha degjuar se kishte ardhur ne Tirane aktori i madh kosovar, Bekim Fehmiu, te cilin e kishim pare nga transmetimet e RAI-t ne filmin "Aventurat e Ulisit", ku ai luante rolin kryesor. E njoha menjehere. Madje, pata rast te njihesha edhe nga afer, kur ai beri vizite ne TVSH, i shoqeruar nga ti. Ai erdhi ne studiot e TVSH-se per nje bisede te drejtuar prej teje. Me kujtohet, se gjate bisedes, sic kujton ti ne liber, ai foli mire per filmin tend "Yjet e neteve te gjata", qe kishte filluar te shfaqej ato dite.

1974

Ate vit, Viktor, midis filmave te tjere u shfaq edhe filmi yt "Rruge te bardha", me skenar te shkrimtarit Vath Koreshi. Nje film mjaft lirik dhe prekes, realizuar me shije te holle artistike, nje film shume njerezor, nje film, ku heroizmi flet pa pompozitet, me natyrshmeri romantike. Ne librin tend, duke kujtuar kete film, ti shkruan:"Filmi i perfunduar u shfaq ne Bajram Curri, me 13 korrik 1974 e me pas ne Kukes, Puke, Tirane. Suksesi ishte i bujshem, frekuentimi rekord. Per regjine meritova Cmimin e Republikes te Klasit te Dyte. Filmi u shfaq ne Festivalin e Selanikut...Agjensia Fran-nceze e Lajmeve "Fance Press" dha njoftimin flash se "Shqiperia prezantohet me "Rruge te bardha", nje film kolor, i realizmit socialist, me fytyre njerezore. Ky njoftim as u perfill nga ATSH-ja". Ate vit ne kinemate e Shqiperise u shfaq edhe filmi dokumentar me metrazh te gjate "Neper fushat e futbollit", me skenarin tim dhe regjine e Saimir Kumbaos. Me urove edhe ti dhe me kujtove ato dite te viteve te shkuara, kur diskutonim per futbollin, per komentatoret sovjetike, Sinjavski dhe Ozerov, per skenarin tim "Ne toke te huaj", kushtuar fitores se tri vajzave tona ne Krosin Ballkanik te vitit 1966, te cilin ta pata dhene per ta lexuar. Atehere me pate thene se ky film mund te realizohej, por duheshin xhiruar skena jashte shtetit, kerkese qe atehere ishte luks i madh.

"Sidoqofte, ti je shkrimtar qe ke shkruar per sportin dhe do te gjesh tema te tjera per filma artistike"-, me the. Do te kalonin vite dhe keshtu do te ndodhte. Skenarin ne fjale e pata kthyer ne novele, e cila qe botuar me 1970.

1978

"Vath Koreshi me erdhi me nje propozim interesant dhe origjinal, me skenarin"Gjeneral Gramafoni", -shkruan ti ne liber. -Filmi do te trajtonte temen e ruajtjes se vlerave me te mira te kultures kombetare nga dyndja e qellimshme dhe ambiciet agresive te huaja, qe do te paraprinin agresionin ushtarak". Nje mbremje vjeshte, pasi e kisha pare kete film me nje shok, para hotel "Tiranes" u takova papritur me ty. Natyrisht qe te urova. "Sidoqofte, -shtova, - per mua "Rruge te bardha " eshte filmi yt me i mire deri tani". Per nje cast mbete i topitur. ""Lakra ne vaj"-ishte pergjigja jote, nje shprehje korcare, qe perdoret per te mire. Edhe sot, pas me shume se tridhjete jete vitesh, kete pershtypje kam. Ndoshta, sepse nje gazetar italian, qe punonte per emisionin e italishtes ne Radio Tirana, me pati thene per kete film:"Regjia eshte e shkelqyer, por ideja qe agresioni kulturor i paraprin agresionit ushtarak, nuk eshte justifikuar sic duhet artistikisht ne skenar. Sidoqofte, filmi, sic shkruan ti, u prit shume mire ne Festivalin Nderkombetar Ballkanik te vitit 1979 ne Stamboll, ku u nderua me nje diplome nderi dhe me Cmimin e Republikes te Klasit te Pare.

Por aty nga vjeshta e ketij vit, Viktor, me urove edhe ti. Dhe jo me kot: Filmi "Pas gjurmeve i regjisores Xhanfise Keko, me skenar timin, sipas romanit, me te njejtin titull, kishte fituar Cmimin Special te Presidentit te Republikes italiane. Por vaj medet!As ATSH- ja, as shtypi nuk shkruan per kete sukses, sepse cmimin na e paskesh dhene. . presidenti i Italise, me demek i nje vendi kapitalist!. . Dhe, te mos harrojme se ky film, se bashku me filmin "Lulekuqet mbi mure", "Beni ecen vete", "Shoku yne Tili"dhe ndonje tjeter, kane fituar nder cmimet me te larta nga filmat shqiptare te shfaqur ne festivale nderkombetare.

1982

Ato dite nentori, se bashku me shoke te tjere, pame filmin "Nentori i dyte", kushtuar 50-vjetorit te pavaresise. Disa vjet me pare pata shkruar nje drame te shkurter radiofonike per kete ngjarje, pra, e njihja mire subjektin. Por, te them te drejten, fale skenarit te Dhimiter Shuteriqit dhe Kico Blushit, filmi yt mori permasa madheshtore. . "Ne telefon me doli Ramiz Alia, -shkruan ti ne liber, -i cili me uronte pa pushuar, me fjalet me te mira per "Nentorin e dyte". Ai vleresonte lart sidomos gjetjen simbolike te karroces, me personazhet e saj historike drejt shpalljes se pavaresise, si gjetje e thjeshte dhe sinjifikative per kete film". Dhe keshtu ishte ne te vertete. Meqe ky ishte film me teme historike, nje dite te takova dhe te urova per kete film, dhe te thashe:"Po romanin tim "Atentat ne Paris", do te kishe deshire ta ekranizoje?. "Do te dilte nje film i shkelqyer, - m'u pergjigje. -Por ti e kupton si eshte situata sot...". Nuk e zgjati me tutje. Njemend, nje film i tille duhej te ishte bashkeprodhim shqiptaro-francez, disa skena duhej pa tjeter te realizoheshin ne Paris, atje ku Avni Rustemi kishte zhdukur nga faqja e dheut Esat pashen. Por, a mund te perfytyrohej kjo, kur nje vit me pare ishte vrare, a vetevrare Mehmet Shehu, burgosur Kadri Hazbiu!... Situate me te vertete teper e rende, po te mendosh edhe gjendjen e veshtire ekonomike, qe po kalonte populli...

1985

Sic pershkruan ne liber, kunder deshires tende, Viktor, te emeruan drejtor te Kinostudios dhe si i tille, ashtu sic te kishte thene edhe Pirro Milkani, shoku yt i femijerise, nuk mund te beje vete filma. "Gjate vitit 1985, -shkruan ti ne liber, -Kinostudioja realizoi13 filma artistike..." dhe i permend me radhe Nuk harroj ato caste kur me pergezove dhe mua si autor i skenarit se bashku me Gezim Erebaren, qe ishte edhe regjisor i filmit "Fushe e blerte, fushe e kuqe", mbi historine e Shprefese", skuadres se Tiranes, qe ne vitet e luftes i ktheu ndeshjet me skuadrat fashiste ne manifestime kunder pushtuesit. "Ja, me se fundi, -me the atehere, - realizove endrren qe te shkruaje nje skenar per film artistik, kushtuar sportit".

1997-2000

Ne keto vite Viktor, takimet tona qene me te rralla. Me kujtohet qe nje dite te diel te vjeshtes se vitit 1995, kur po pergatitsha te futesha ne studio, per e drejtuar "Rubriken sportive" ne TVSH, te pashe tek po punoje per montimin e nje filmi. Me the se po pergatitje filmin dokumentar "Rron, or rron dhe nuk vdes Noli". Ne mungese te ndonje skenari per film artistik dhe veshtiresive per te xhiruar nje te tille, - shkruan ti ne librin tend, -mendova t'i vihem nje zhanri teper terheqes-filmit dokumentar biografik". Une me 1999, disi i zhgenjyer u detyrova te largohesha nga atdheu dhe te vendosesha Boston. Dhe atje, nje dite dhjetori te atij viti, kur me disa shqiptare mergimtare, ndodhesha ne "Pier 4", nje nder restorantet me te njohura te Bostonit, u takova me Antoni Athanasin, kete biznesmen, atdhetar i flakte, qe jo rralle ne sallat e ketij restoranti, organizonte mbremje, sidomos ne Diten e Pavaresise. Prej tij mesova se ti kishe realizuar nje film dokumentar, kushtuar atij, qe ishte shfaqur ne RTVSH. "Besoj se e njeh Viktor Gjiken?" -me pyeti Antoni Athanasi. "Ate e njeh tere Shqiperia dhe nuk kam si te mos e njoh une qe jam gazetar dhe shkrimtar", -iu pergjigja.

Dhe keshtu, i dashur Viktor, nepermjet librit tend "Vit pas viti", rikujtova nje pjese te mire krijimtarine tende deri ne muajt e pare te ketij viti, kur nepermjet shtypit shqiptar qe lexoj ne internet, mesova se ti ishte semure...

Ne rreshtat e fundit te ketij libri, sic duket, duke kuptuar se ne c'gjendje te rende shendetesore ndodheshe, ti shkruan:"Kam thene se kam permbushur misionin tim, ndonese kisha shume plane. Por jeta s'mund te jete vecse nje fragment i endrrave te njeriut". Dhe pastaj ndodhi ajo qe thone latinet:"Mors, ultima ratio", pra vdekja eshte gjykimi i fundit. Me 4 mars te ketij viti syte m'u ndalen ne nje interviste te Fatmir Tocit, botuesit te njohur "te Toenes", i cili, pyetjes qe lidhej me botimin e librit tend, i pergjigjej keshtu: "Besoj se libri do te dale se shpejti ne nje nga ditet qe do te kujtohet largimi i tij". Dhe keshtu ndodhi. Libri tani ndodhet ne duart e lexuesve, vecanerisht te miqve dhe shokeve te tij, nje nder te cilet guxoj ta quaj veten edhe une. Pra, edhe nje here:Kur te jeni te merzitur, lexoni librin e Viktorit ", Vit pas viti" dhe ai do te zbrese e do te jete prane jush. Keshtu me ndodhi dhe me mua. Keshtu do te ndodhe edhe me te tjere. Ai do te ulet dhe do te kuvendoje me kedo, sepse, ashtu si cdo artist dhe krijues i madh, ishte miku i te gjitheve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›