Mbretëresha Adele: Fiton gjashtë çmime Grammy
Share
Ishte një natë triumfi për këngëtaren britanike, Adele, e cila bëri një rikthim brilant në botën e muzikës duke marrë gjashtë çmime Grammy. Londinezja fitoi mes çmimeve edhe atë për këngën më të mirë për Rolling in the Deep. Edhe albumi i saj 21 u zgjodh si albumi i vitit. Britanikja 23 vjeçare bëri një pushim të detyruar prej 12 muajsh, por u rikthye më e fuqishme se kurrë. Gjashtë nominime, gjashtë çmime. Fituesit e dytë të mbrëmjes ishin Foo Fighters, që morën gjashtë çmime Grammy.
