E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin grupi i parë i kosovarëve nga Egjipti

Nga Express më 04 shkurt 2011 në ora 14:12

(E plotësuar) Ka mbërritur në Kosovë grupi i parë i kosovarëve të evakuar me ndihmën e liderit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.

Grupi prej 21 shqiptarësh ka udhëtuar me linjën Turkish Airline. Nisja e tyre është bërë sot në orën 03:40 të mëngjesit nga Aeroporti i Kajros, kanë bërë të ditur zyrtarët e AKR-së.

"Situata e rënduar e ditëve të fundit në Egjipt, solli domosdoshmërinë e tërheqjes së shtetasve të huaj nga ky shtet", tha nënkryetarja Mimoza Kusari, sot në një konferencë me media.

"Me iniciativën e disa studentëve të cilët studiojnë në Kajro, është kontaktuar presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, për t’u ofruar ndihmën e tij për një evakuim sa më të shpejtë. Kësaj kërkese ai i është përgjigjur pozitivisht dhe në kontakt me këta studentë ai ka siguruar një listë me rreth 163 persona, jo vetëm studentë por edhe familjarë dhe punëtorë që jetojnë në Kajro, Aleksandri dhe Sharm el Sheik", ka shpjeguar ajo.

Grupi i parë që ishte planifikuar të mbërrijë në Aeroportin e Prishtinës në orën 13:25 përbëhet nga këta persona:
1.Berat Durguti
2.Samire Durguti
3. Emrush Muharremi
4. Havishe Sadiki
5. Sara Muharre
(vajza) Zehra Muharremi
6. Shefik Sadiku
7. Sebastian Aurel
8. Besmir Lutfiji
9. Ali Lama
10. Edmond Garuja
11. Engjellushe Garuja
12. Abdullah Garuja
13. Enes Garuja
14. Elham Amidi
15. Rifat Alioski
16. Muharem Jakupi
17. Ibrahim Sherifi
18.Adnan Spahia
19.Liridone Musliu
20.Alban Malsiu
21.Kubra Shaban

Zyrtarë të Aerportit konfirmuan për Express mbërritjen e këtij grupi, por nuk mundën të japin detaje për numrin e personave.

Ndërkohë, sipas AKR-së, janë edhe 10 persona të tjerë udhëtimi i të cilëve në linjën Kajro-Stamboll ka qenë sot në orën 9:30, nga por si rezultat e shtyrjes së fluturimit për në orën 11:25, e kanë të pamundur të arrijnë fluturimin Stamboll-Prishtinë të orës 12:50. Prandaj ata do të akomodohen në një hotel në Aeroportin e Stambollit dhe do të mbërrijnë nesër në Aeroportin e Prishtinës në orën 13:25.

Ata janë:
1.Jetmir Krasniqi
2.Mindihie Shala
3.Ibrahim Krasniqi
4.Muhamed Krasniqi
5.Burim Karpuzi
6.Liridona Berati
7.Emina Karpuzi
8.Zenel Neziraj
9.Valon Cykoski
10. Ardi Elezi

Kurse 13 shtetas të Kosovës nuk kanë arritur të udhëtojnë nga Kajro për në Stamboll pasi që Ambasada e Kosovës në Ankara i ka pajisur me fletë udhëtime për foshnjat nën moshën 2-vjecare që janë kopje, e jo dokumente origjinale.

1. Burim Dalipi
2. Lule Uka Dalipi
3. Melika Dalipi (fëmijë)
4. Fatmir Zogaj
5. Ardiane Bytyqi
6. Muslim Zogaj (fëmijë)
7. Valon Cacaj
8. Albina Shala Cacaj
9. Amar Cacaj (fëmijë)
10.Umridin Thaqi
11.Pranvera Thaqi
12.Esma Thaqi
13.Omer Thaqi

"Gjithashtu edhe 17 personave të tjerë që ndodhen në Sharm el Sheik në kufi me Jordaninë, u është mundësuar kalimi për çdo rrezik të mundshëm, në Jordani, me pasaportë të Kosovës pa vizë, por vetëm duhet të kenë një vulë të Egjipitit për personat të cilët duhet të evakuohen. Gjatë ditës po përpilohet lista me emra të tjerë të personave qe kanë kontaktuar si në sekretarinë tonë në Prishtinë ashtu edhe në atë të z.Pacolli në Zvicër", tha Kusari.

Akomodimi i tyre po bëhet përmës kompanisë Turkish Airline, Alitalia dhe Kompanisë së Emirateve.

Kosovarë pa dokumente mbesin në aeroportin e Kajros

Deri tani nga Egjipti janë evakuuar 47 qytetarë të Kosovës, ndërkohë që sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, në këtë shtet, i cili po përballet me trazira, janë gjithsej rreth 150 shtetas të Kosovës.

Zëvendësministrja në dorëheqje, Vlora Çitaku, ka thënë se identifikimi i saktë i numrit të qytetarëve të Kosovës në këtë shtet ka qenë i pamundur për shkak të faktit se shumica prej tyre nuk kanë poseduar dokumente të Republikës së Kosovës.

Përmes Ambasadës së Kosovës në Ankara dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, është bërë identifikimi i shumë shtetasve të Kosovës në Egjipt, ndërkohë që ka theksuar se është në dijeni që edhe kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka ndërmarrë një operacion evakuimi dhe beson se dhjetë nga qytetarët e Kosovës që janë atje do të evakuohen.

“Ne edhe sot nuk kemi një numër të saktë, ai varion diku mbi 150 qytetarë të Kosovës, megjithatë shumë prej tyre tashmë janë evakuuar. Shumica prej tyre në ditët e para janë evakuuar nga Qeveria e Turqisë, shumë prej tyre tashmë janë në Stamboll, ndërkohë që ka edhe të tillë që janë kthyer në Kosovë. E kam thënë edhe dje ne e mirëpresim çdo iniciativë qëllimmirë që për qëllim ka shpëtimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ambasadori ynë në Ankara po koordinon aktivitetet me kabinetin e zotit Pacolli”, ka thënë Çitaku.

Sipas informatave që ka MPJ, më 1 shkurt nga Egjipti janë kthyer dy shtetas të Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, 15 të tjerë janë evakuuar për në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa afër 30 të tjerë gjenden në Stamboll të evakuuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Por, sipas Çitakut, një numër i qytetarëve të Kosovës kanë mbetur në Aeroportin e Kajros për shkak të problemeve me dokumentet e tyre të udhëtimit.

“Ne jemi duke u munduar që përmes Ministrisë së Jashtme të Turqisë, përkatësisht Ambasadës së Egjiptit në Ankara të bëjmë lehtësimin e dokumenteve të tyre të udhëtimit. Ju e dini se kjo është sfiduese, kemi të bëjmë me një shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, megjithatë në këtë pikë ka bashkëpunim”, ka thënë Çitaku.

Egjipti dhe Tunizia janë përfshirë ditëve të fundit nga protesta antiqeveritare, qëllimi i të cilave është ndërrimi i pushtetit. Zv/ministrja Çitaku nuk dëshiron të paragjykojë nëse ndryshimet në qeveritë e këtyre vendeve do të ndikojnë edhe në ndryshimin e qëndrimit karshi pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka thënë se është herët të thuhet nëse ndryshimet eventuale politike në këto dy vende do të rezultojnë edhe me ndryshim të pozicionit të tyre karshi Kosovës, por ka theksuar se vendi ynë ka vazhduar dhe vazhdon të ketë kontakte me përfaqësues të këtyre shteteve, por edhe shteteve tjera që nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që të binden që të ndërmarrin një hap të tillë. (KosovaPress)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›