E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, grevat bllokojnë hekurudhat

Sistemi i transportit ndërkombëtar hekurudhor drejt Greqisë të mërkurën është bllokuar, për shkak të grevës së përgjithshme të punëtorëve të hekurudhave greke.

Punëtorët janë kundër privatizimit pjesërisht të kompanisë shtetërore OSE dhe që kompania do t`i jepet për administrim pjesërisht privatëve edhe pse shteti do të ketë kontrollin e aktivitetit.

Trenat e linjave ndërkombëtare për shkak të grevës në Greqi do të ndalojnë në stacionin hekurudhor të Gjevgjelisë në Maqedoni, ndërsa më pas hekurudha greke ka organizuar transferimin e udhëtarëve me autobusë nga Gjevgjelia për në destinacionin e Selanikut dhe anasjelltas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›