E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mbreti Oto” vlerëson përfaqësuesen shqiptare

Tiranë - Oto Bariç ishte njëri nga të ftuarit specialë në ndeshjen e kombëtares sonë me Portugalinë. Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare vlerëson maksimalisht ndeshjen e zhvilluar nga skuadra e drejtuar nga bashkëkombasi i tij kroat, Josif Kuzhe. Në fakt, “Mbreti Oto”, siç quhet ndryshe, ishte personi që i sugjeroi FSHF-së emrin e Kuzhes për stolin e kombëtares.

“E ndoqa nga afër ndeshjen me Portugalinë. Isha ne stadium me njerëz që i vlerësoj dhe i dua, -deklaron Oto Bariç. - Kuzhe humbi në debutim? Skuadra shqiptare nuk lejoi për asnjë moment që Kristiano Ronaldo, Deko, Pepe apo Almeida, të merrnin frymë! Ata ishin thjesht të pafat në sekondat e fundit të sfidës”.

Kroati Oto Bariç ishte në “Qemal Stafa” pas afro dy vjetësh. Hera e fundit kur kishte hyrë në stadiumin kombëtar ishte data 17 nëntor e vitit 2007, në ndeshjen e humbur 4-2 me Bjellorusinë. Ndërsa katër ditë më pas kroati i dha fund aventurës në stolin e Shqipërisë, pas humbjes turpëruese 6-1 në Rumani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›