Begaj dhe Qerimaj shpërblehen për sukseset në Evropian
Tiranë - Peshëngritësit, Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj, do të shpërblehen nga Këshilli i Ministrave me 3.9 milionë lekë të reja për suksesin e arritur në kampionatin evropian që u zhvillua në Rumani. Begaj dhe Qerimaj arritën të ngjiteshin në podin e më të mirëve në këtë evropian.
"Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2009 për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për shpërblimin e disa sportistëve dhe trajnerëve të tyre, që kanë arritur rezultate të larta në Kampionatin Evropian te Peshëngritjes për të rritur”, bëjnë të ditur burime të MTKRS.
Romela Begaj arriti të marrë medalje bronzi, ndërkohë që në stilin e shkëputjes u shpall kampione e Evropës për peshat 58 kg. Ndërsa Erkand Qerimaj mori medalje argjendi. Në stilin e shtytjes shtangisti 21-vjeçar u rendit i pari me 190 kg, ndërsa në total zuri vendin e dytë me 342 kg, vetëm dy më pak se kampioni bjellorus, Mikolai Çarniak.