Mbreti Saudit do t`i drejtohet kombit

Mbreti i Arabisë Saudite Abdullah, pritet të publikojë sot një numër dekretesh në një fjalim drejtuar kombit.
Fjalimi do të jetë i pari i këtij lloji në Arabinë Saudite prej fillimit të kryengritjeve popullore në disa vende arabe
Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje mbi fjalimin, por raportet lënë të kuptohet se mbreti mund të shpallë riformatimin e qeverisë dhe masat për të luftuar korrupsionin dhe rritjen e çmimeve.