E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Të diskutojmë lëvizjen e re për Libinë

Presidenti i SHBA-së Barak Obama ka reaguar pas votimit të rezolutës së OKB për libinë që përkrah zonën e ndalim-fluturimit. Në një konferencë për shtyp presidenti Obama i ka bërë thirrje liderit francez dhe atij britanik që të diskutojnë për lëvizjen e ardhshme.

Nga ana e tyre, ata janë përgjigjur duke thënë se Libia duhet të përmbushë menjëherë rezolutën e miratuar nga Kombet e Bashkuara.

“Duke parë situatën kritike në terren, unë pres një reagim të menjëhershëm në bazë të masave që parashikon rezoluta”, ka deklaruar ndërkohë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.

Ndërsa zëdhënësi i qeverisë franceze, Francois Baroin ka deklaruar se, “sulmet ajrore do të nisin së shpejti”.

“Do ta kuptoni që nuk ka kuptim të bisedohet për kur, si, cilat objektiva dhe në cfarë forme të kryen sulmet”, ka deklaruar Baroin.

Mendohet se SHBA nuk do të përfshihen në sulmet e para, ndërkohë që Franca dhe Britania, bashkë me disa aleatë arabë, pritet të luajnë rolin kryesor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›