Restoranti në Arabi, gjoba për ata që nuk e përfundojnë ushqimin
Shpesh njerëzve u ndodh që kur shkojnë për një drekë apo darkë në restorant, të mos e përfundojnë të gjithë ushqimin, për shkak se kanë porositur shumë apo nuk kanë oreks.
Por, nëse kjo gjë është normale në gjithë botën, në një restorant në Arabinë Saudite gjobitesh.
Kështu, një restorant në Damman i gjobit të gjithë klientët e vet, nëse nuk e përfundojnë të gjithë ushqimin. Sa më shumë ushqim që ata të lënë në pjatë, aq më shumë ata do të paguajnë një gjobë, përveç faturës së ushqimit.
Fahad Al Anezi, pronari i restorantit, është shprehur se gjobat janë të domosdoshme, pasi ka shumë klientë të cilët bëjnë porosi të ekzagjeruara për ti impresionuar njerëzit përreth dhe për të treguar prestigjin e tyre social.