Talente që i bien pianos me penis? Rezulton mashtrim
Dy burra me kostum afrohen pranë pianos, ulin pantallonat dhe nisin tu bien tasteve me penis. Prezantuesja e spektaklit Supertalenti, Silvia Van der Vart mbetet e shokuar. A merrni viagra? i pyet anëtari i jurisë Diter Bohlen. Pasi kanë habitur Gjermaninë me aftësinë e tyre për të luajtur në piano me penis, tani është zbuluar se gjithçka ishte një mashtrim. Muzika ishte e regjistruar, ata thjesht ulnin pantallonat e lëviznin trupin. Drejtuesit e RTL thonë se ishte një komedi e vogël, diçka që nuk duhej marrë seriozisht.