E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbreti i Jordanisë kërkon dorëheqjen e Asadit

“Besoj se pot ë isha në pozitat e tij, do të kisha dhënë dorëheqjen”, tha Mbreti Abdullah gjatë një interviste ekskluzive për “BBC”-në.

“Unë do të dorëhiqesha dhe do të sigurohesha që kushdo që të ishte pasuesi im do të kishte aftësinë për të ndryshuar ‘status quo’-në  që po shohim aktualisht”.

Fqinjët e Jordanisë kanë kritikuar vijimësisht shtypjen e protestave nga ana e forcave qeveritare në muajt e fundit.

Mbreti Abdullah tha se Presidenti duhet të fillojë një epokë të re të dialogut politik para se të dorëhiqej, përderisa nuk ka asnjë pas tij që të ndryshojë “status quo”-në.

“Por përsëri unë nuk mendoj se sistemi ta lejon këtë, kështu që nëse Asadi ka interesin e vendit të tij, ai duhet të dorëhiqet”./Start/F. P/

                                                                                             2011-11-14 14:24
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›