Bregu: Po ecim, pavarësisht diktaturës së re të opozitës

Gjatë fjalës së saj para drejtuesve të djathtë të shteteve të ndryshme të botës, zonja Bregu ka bërë një ekspoze të shkurtër të zhvillimeve në Shqipëri në dy dekada, duke mos harruar reformat e mëdha të bëra nga qeveria.
“Në këto 20 vjet, falë reformave të mëdha që qeveria shqiptare ka bërë e po vazhdon të ndërmarrë, Shqipëria ka njohur zhvillime të mëdha, pavarësisht vështirësive e pengesave që po krijon në vazhdimësi, diktatura e opozitës së re shqiptare", ka theksuar ajo.
Ministrja Bregu i njohu të pranishmit për rritjen e investimeve të huaja, eksporteve, numrit të turistëve, uljen e ndjeshme të papunësisë, rritjen vit pas viti të pagave, pensioneve si dhe të sigurimeve shoqërore. Ajo theksoi ecurinë e suksesshme të procesit të liberalizimit të vizave që konsoliduan edhe një herë shtetin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend, marrëdhëniet e mira rajonale dhe kontributin që Shqipëria jep për paqen dhe stabilitetin në rajon, si vend anëtar i NATO-s, etj.
Pasi u është referuar shifrave dhe fakteve konkrete, raporteve e klasifikimeve ndërkombëtare që konfirmojnë absolutisht zhvillimin me hapa galopant të Shqipërisë, ministrja Bregu ka theksuar edhe një herë se bojkotet, mosmiratimi i ligjeve në parlament dhe diktatura e opozitës së re, nuk kanë për ta ndaluar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
“Qeveria shqiptare është e sigurt se do të vazhdojë me vullnet të plotë realizimin e të gjitha reformave e arritjen e të gjitha standardeve, për t’u bëra anëtare e denjë e Bashkimit Evropian”, theksoi Bregu. Ministrja Bregu mori pjesë edhe në pritjen që Kryeministri, David Cameron organizoi në selinë e tij, për të pranishmit e takimit të 11-të të Unionit Internacional Demokratik. /Start/
2011-11-14 14:43