Kolegji kunder KQZ. Miratohen kerkesat e PS

Kolegji Zgjedhor rrëzon për herë të tretë KQZ duke i kthyer mbrapsht brenda së hënës dy vendime të tjera që kanë të bëjnë me fletët. Kështu në 8 maj, krahas emrit të Edi Ramës do të jenë dhe inicialet e të 22 partive të koalicionit të tij ashtu si rivali Basha. Kolegji e ka parë në kundërshtim me ligjin formatin e miratuar më parë nga KQZ i cili në krah të kandidatit Rama vendoste thjesht inicialet AA.
Më herët gjykata e zgjedhjeve rrëzoi një tjetër vendim të Komisionit Qëndror i cili vendoste koalicionin e djathtë në krye të fletëve për këshillat bashkiakë duke e argumentuar me një program kompjuterik. Tashmë në krye do të jetë Aleanca për të Ardhmen.
Pas orë pas verdiktit të Kolegjit, Komisioni Qendror do të miratojë që këtë të hënë modelin e ri të fletës. Sipas kryetarit Ristani, afatet shtrëngojnë dhe prodhimi i fletëve të votimit duhet të nisë minimalisht 20 dita para mbajtjes së zgjedhjeve, afat i cili starton që sot.
Por nuk mjafton me kaq puna e Kolegjit Zgjedhor pasi PS nën modelin e Tiranës do të ankimojë modelet e fletëve dhe për 384 njësi vendore, pikërisht për të eleminuar inicialet e koalicioni “AA”.
Elona Gjylmi