Në Shqipëri për grafiti
Badische Zeitung
Në maj isha në Shqipëri, në Tiranë dhe në Durrës, por edhe në veri. Gruaja ime është shqiptare dhe brenda dy viteve të fundit kam qenë katër herë aty, tre herë për të lyer më spraj. Më pëlqen pa fund ai vend. Një perlë kaotike, një parajsë.
Nën sundimin e diktatorit Enver Hoxha në Shqipëri janë ndërtuar qindra mijëra bunkerë. Hoxha jetonte me paranojën se e gjithë bota kërkonte të pushtonte vendin e tij dhe e detyroi të gjithë popullin të bëhej ushtar. Bunkerët janë ngado: në qytete, në mal, në plazhe. Një nga bunkerët që kam lyer më spraj ndodhet në Tiranë, direkt përpara godinës së qeverisë. Pjesërisht ishte i pistë ndaj mu desh ta pastroja dhe nisa ta lyeja. Shqiptarët i urrejnë bunkerët e tyre. Ata qëndrojnë e thonë: çfarë dreqin po bën ai aty? Po nxjerr një spraj dhe po shkruaj Portokalli mbi një bunker. Në fund të gjithë kënaqen.
Në Shqipëri mund të lyesh me spraj thuajse kudo. Vetëm duhet të kesh kujdes që të mos jetë pronë private. Përndryshe u del pas pronari me ndonjë armë gjahu. Këtu grafiti nuk njihet akoma mirë. Gjërat e mira këtu vijnë nga jashtë- për shembull nga italianët Street Artist Blu.
Kur isha në vitin 2010 këtu për herë të parë, pashë vërdallë se ku mund të gjeja spraj. Njerëzit në hotel, me të cilët isha miqësuar, më thanë se ku mund të gjeja. Ata më dërguan në një dyqan bojërash dhe aty bleva një të tillë për 250 lekë, më pak se dy euro. Ndërkohë aty jam klienti i vitit dhe i marr ato për 230 lek.
Të rinjve u duket e bukur kjo gjë. Por edhe të vjetrit mendojnë kështu. Njëherë kam lyer një bunker në qytetin e Ohrit. Një 50 vjeçar mu afrua e më falënderoi. Ke zbukuruar një pjesë të jetës sime, më tha. Kjo ishte rruga ime për punë. Çdo ditë kaloj këtu. Këto ngjyra të ndezura do më gëzojnë. Ndërkohë një tjetër më mori për krahu e më tha: Mos e bëj këtë për veten tënde, bëjë për Shqipërinë. Kjo më bëri me krahë.
