E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan arrestohet i dënuari për trafik fëmijësh

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili ishte dënuar për veprën penale të trafikimit të fëmijëve. Sipas burimeve të policisë mësohet se Alfier Caka, me vendim të Gjykatës së rrethit Gjyqësor të Beratit, ishte dënuar me 15 vjet burg për veprën penale të trafikimit të fëmijëve. Nisur nga kjo, policia e Elbasanit ka arritur që të arrestojë, 39 vjeçarin, për të cacur drejt qelive të burgut për të vuajtur dënimin. Masa e dënimit është dhënë në vitin 2004 në qytetin e Beratit ku ai kishte mundur të mashtronte mjaft fatkeq. Për këtë vepër penale ka qenë i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, një vit më pas, ndërkohë që gjatë këtyre viteve ai ka qenë në Itali. Megjithatë, uniformat blu kanë arritur që të identifikojnë Cakën në Elbasan, duke bërë të mundur arrestimin e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›