Mbrojta e të dhënave personale nga Prokuroria
Kjo do të bëhet e mundur falë një marrëveshje të nënshkruar sot midis Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama dhe Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Flora Çabej.
Kjo marrëveshje do të kontribuojë për të respektuar parimet e privatësisë të vendosura nga ligji për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe për të bashkëpunuar me Autoritetin e Komisionerit për hartimin dhe zbatimin e akteve nënligjore që do të harmonizojnë ligjet organike të fushës me parimet e mbrojtjes se privatësisë dhe të përpunimit të të dhënave personale.
Gjithashtu, marrëveshje ka si qëllim të sigurojë përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale gjatë ushtrimit të ndjekjes penale dhe përfaqësimit në gjyq nga ana e prokurorëve, si dhe do iu krijojë mundësi prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore të trajnohen në këtë fushë.
Nga ana e saj, Autoriteti i Komisionerit angazhohet t’i ofrojë asistencë Prokurorisë për hartimin e Rregullores së Brendshme “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe për akte të tjera nënligjore. Gjithashtu, palët angazhohen për komunikim të vazhdueshëm dhe për këtë qëllim organi i prokurorisë do të caktojë një person kontakti, i cili do të komunikojë me Autoritetin e Komisionerit. /Start/
2012-05-18 15:48