E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e konkurrencës, diskutim për gjobat

22/07/2009  Autoriteti

Autoriteti i Konkurrencës ka planifikuar një diskutim me grupet e interesit për një rregullore të re për gjobat ndaj bizneseve. Sipas burimeve të këtij autoriteti, sot do të diskutohen ndryshimet e propozuara në ligjin Nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” dhe projekt rregulloret mbi gjobat dhe mbi marrëveshjet e rëndësisë së vogël. Në këtë diskutim pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme publike, organizatave të biznesit dhe studio ligjore. Autoriteti i Konkurrencës vepron për të siguruar një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg në zbatim të ligjit "Për mbrojtjen e Konkurrencës" duke u mbështetur në tre shtylla kryesore që përcaktojnë mbrojtjen e konkurrencës. Këto tre shtylla të përcaktuara qartë në ligjin e funksionimit të autoritetit lidhen me abuzimin me pozitën dominuese, marrëveshjet e ndaluara në formën e karteleve dhe bashkimet ose përqendrimet e ndërmarrjeve, si dhe të gjithë kuadrin ligjor që rregullojnë aktivitetin e një institucioni të pavarur në Republikën e Shqipërisë. Ky institucion e koncepton funksionimin e tij si nxitës dhe avokat i konkurrencës dhe i interesave të konsumatorit, me synimin final që tregu të gjenerojë zhvillimin. Për më tepër, në kushtet kur kriza globale ndër të tjera theksoi rolin e autoriteteve mbikëqyrëse dhe rregullatore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›