Mbrojtja: Nuk merremi me shitjen e pronave Eva Gjura
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar menjehere pas akuzave te bera nga Partia Socialiste, se po abuzohet me shitjen e pronave qe ka nen administrim ushtria. Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Mbrojtjes, Edvin Kulluri gjate nje deklarate per shtyp eshte shprehur se, PS ka ndermarre nje fushate dezinformuese mbi veprimtarine e Ministrise se Mbrojtjes. Kulluri ka sqaruar me tej opinionin publik se, Ministria e Mbrojtjes nuk shet dhe nuk e ka ne tagrin e saj ligjor shitjen e pronave qe ka nen administrim. "Shtabi i Pergjithshem i FA, vlereson se cilat prona duhet te mbeten ne Planin e Perhapjes se Forcave te Armatosura, plan ky i miratuar nga Presidenti i Republikes me dekret. Ministri i Mbrojtjes as nuk vendos e as nuk heq prona nga Plani i Perhapjes", ka theksuar ne deklaraten e tij zyrtari i Ministrise se Mbrojtjes. Sipas tij, pronat qe nuk i nevojiten FA ne plotesimin e misionit te vet kushtetues, i nenshtrohen procedurave ligjore te tjetersimit sipas disa prioriteteve ligjore, si per qendra sociale, shkolla, qendra shendetesore etj dhe se numri i pronave te transferuara nga viti 2003 deri ne 2012 eshte 71. Gjithashtu MM ka bere te ditur se, nje pjese e pronave te teperta i kane kaluar AKKP per kompensim fizik te pronareve kur mbi truallin e prones nuk ka objekte ndertimore. Ndersa pjesa e mbetur sqaron MM, i kalohen Ministrise se Ekonomise, e cila eshte pronare ligjore e pronave shteterore. Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se pretendimi i opozites se Ministra e Mbrojtjes shet prona perben dezinformim publik. "Padituria e nje deputeti per ligjin nuk e ben procesin te ndryshem nga c'eshte. Roli i Parlamentit ne kete proces ka qene miratimi i ligjit Nr. 9967, date 24.07.2008, "Per miratimin e Aktit Normativ Nr 4, date 09.07.2008, per privatizimin dhe dhenien ne perdorim shoqerive tregtare dhe institucioneve shteterore te ndermarrjeve dhe objekteve te vecante, mjeteve kryesore dhe mjeteve te xhiros se ketyre ndermarrjeve". Po ashtu, sqarojme opinionin publik se pronat e FA nuk jane nxjerre jashte perdorimit gjate viteve te fundit. Ky eshte nje proces qe ka ecur proporcionalisht me reformimin e FA, pra zbritjen e numrit te tyre nga 120 mije efektive ne vitin 1990, ne vetem 11 mije te tille ne vitin 2012. Per pasoje, qe nga vitit 1992 deri ne vitin 2012 jane nxjerre jashte Planit te Perhapjes te FA, pra jashte perdorimit, 1006 prona. Nga keto prona, qe nga viti 2009 deri me sot jane nxjerre jashte perdorimit vetem 68 te tilla, qe jane kryesisht depo municionesh dhe materialesh te teperta, te reduktuara nga procesi i asgjesimit te municioneve dhe procesi i pastrimit te ushtrise nga keto materiale", ka sqaruar ne deklaraten e tij sekretari i Pergjithshem i MM. Gjithashtu ai ka deklaruar se MM ka ngritur nje bord te posacem te kryesuar nga zv/ministri, i cili eshte i ngarkuar me detyren e inventarizimit te plote te pronave dhe regjistrimit te tyre ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Ndersa ne lidhje me strehimit te ish-ushtarakeve,- Kulluri ka theksuar se -, ata trajtohen si cdo qytetar tjeter i Republikes se Shqiperise dhe se MM, ne baze te ligjeve te vendit, nuk ka asnje detyrim, ndersa persa i perket strehimit te ushtarakeve ne detyre eshte hartuar nje kuader i gjere politikash favorizuese.
Balla: Po shiten pronat e ushtrise
Partia Socialiste ka akuzuar serish dje Ministrine e Mbrojtjes, kete here se po zhvat pronat e ushtrise. Ne nje deklarate per mediat deputeti i PS-se Taulant Balla eshte shprehur se, "ne nje erresire te plote ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka kryer dhe po kryen nje proces zhvatjeje te pronave te ushtrise shqiptare. Ne kete proces teresisht jo transparent dhe te paligjshem, per asnje moment nuk jane marre fare ne konsiderate nevojat sociale te Forcave te Armatosura. Fare mire, prona te ushtrise qe Arben Imami i ka shitur dhe po i shet mund te perdoren per nevoja strehimi, per ambiente mesimore apo shendetesore, qendra sociale per femijet apo per moshat e treta".
Balla: Po shiten pronat e ushtrise
Partia Socialiste ka akuzuar serish dje Ministrine e Mbrojtjes, kete here se po zhvat pronat e ushtrise. Ne nje deklarate per mediat deputeti i PS-se Taulant Balla eshte shprehur se, "ne nje erresire te plote ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka kryer dhe po kryen nje proces zhvatjeje te pronave te ushtrise shqiptare. Ne kete proces teresisht jo transparent dhe te paligjshem, per asnje moment nuk jane marre fare ne konsiderate nevojat sociale te Forcave te Armatosura. Fare mire, prona te ushtrise qe Arben Imami i ka shitur dhe po i shet mund te perdoren per nevoja strehimi, per ambiente mesimore apo shendetesore, qendra sociale per femijet apo per moshat e treta".