UT, gjuha shqipe futet si lende me zgjedhje
Viti akademik qe nis sot, do te kete nje sere risish per Universitetin e Tiranes. Per here te pare ne te gjitha fakultetet hyn si lende me zgjedhje Gjuha Shqipe, nisme kjo qe do te pasuroje me shume kete 100 vjetor te Pavaresise por edhe do te ndihmoje qe te rinjte e te rejat qe laureohen ta njohin me mire shqipen sidomos ne te shkruar. Rektori i Universitetit te Tiranes, Prof. Dr. Dhori Kule shprehet se futja e Gjuhes Shqipe ne fakultetet e UT ishte e domosdoshme pasi ka rezultuar se ne pergjithesi ata qe mbarojne arsimin e larte kane mangesi ne njohjen e shqipes bazike. "Elementet e drejtshkrimit te gjuhes shqipe do te futen si lende me zgjedhje. Kjo nisme erdhi si nevoje e konstatimeve te verifikuara nga perdorimi i gjuhes shqipe nga te gjithe specialistet e fushave te ndryshme. Ne nivelin universitar, elementet e trajtimit, futjes ne kurrikul, te mesimit te gjuhes shqipe jane elemente qe nuk kane te bejne me perseritje, po per te zgjidhur nevojat dhe shqetesimet qe jane verifikuar ne perdorimin e saj" ka theksuar Kule.
Por krahas kesaj, studentet kete vit do te kene mundesi te zhvillojne oret e leksionit per aq kohe sa deshirojne ne gjuhen angleze, nje risi kjo qe do ti ndihmoje ata qe te pergatiten me se miri per nivele me te larta studimi si master dhe doktorature. Leksionet ne anglisht do te jepen nga pedagoget e lendeve perkatese, kurse per studentet te cilet preferojne te zhvillojne leksionet ne gjuhen amtare do te kete ore te vecanta qe do te jepen nga te njejtet pedagoge. "Fakultetet do te shpallin se cilat jane lendet dhe pedagoget qe jane te gatshem qe te ofrojne leksionet dhe lendet e tyre ne gjuhe angleze. Kjo do t'iu beje te mundur studenteve te cilet e shohin veten te afte qe te absorboje mesimin ne gjuhe angleze, te regjistrohen ne keto lende. Pra ne e krijojme kete mundesi ne menyre qe te ndjekin lehtesisht nivelet e dyta dhe te treta te studimit ne vende te tjera ku do te shkojne dhe po keshtu krijojme mundesine qe te vijne dhe studente te huaj qe te mund te ndjekin arsimin ne vendin tone" ka theksuar rektori i UT-se. Sipas tij, pjesa e pedagogeve te cilet kane kryer studimet jashte vendit jane anglishtfoles shume te mire, dhe jane pikerisht keta ata qe do te ofrojne mesimin ne gjuhen angleze. Por UT ka shkuar edhe me tej, ne firmosjen e marreveshjes me te fundit para pak ditesh, ajo e futjes se Gjuhes Shqipe ne kurrikulat e universitetit te Selanikut ku studentet shqiptare apo te huaj do te kene mundesi te studiojne atje gjuhen tone amtare.
Ne Universitetin e Selanikut, tani mesohet dhe shqip
Per here te pare gjuha shqipe do te mesohet ne nje universitet grek, pikerisht ne universitetin me te madh te vendit, Aristotelis, te qytetit te Selanikut. Kjo eshte nje prej pikave kryesore te marreveshjes se bashkepunimit shkencor qe kane nenshkruar rektori i universitetit te Tiranes, profesor doktor Dhori Kule dhe homologu i tij grek i Universitetit Aristotelis, Janis Mylopoulos. "Nenshkruam nje marreveshje persa i perket dergimit te nje profesori ne Universitetin e Tiranes per mesimin e gjuhes greke dhe respektivisht mberritjen e nje profesori nga Shqiperia ne universitetin tone qe do te jape mesimin e gjuhes shqipe ne qendren tone te gjuheve te huaja. Keshtu pra, qe tani e tutje gjuha shqipe,do te mesohet ne universitetin tone", thote Mylopoulos.
"Ajo qe eshte me e rendesishmja, vec shtimit te aktiviteteve dhe marreveshjes se Fakulteteve te ndryshme te Universitetit te Tiranes, eshte fakti qe ne Universitetin Aristotelis, gjuha shqipe tashme do te jete pjese e CV se studenteve te ketij universiteti.Une ndihem jashtezakonisht i lumtur qe ne 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise japim kete lajm te mire", tha Kule.
Marreveshja e re perfshin zgjerimin e asaj ekzistuese te vitit 1998 qe permbante bashkepunimin ne Fakultetet e Mjekesise dhe te Shkencave te Natyres,me kater Fakultetet te tjera sic jane ai i Stomatologjise, i Informatikes, i Psikologjise dhe i Gjuhes e Letersise italiane. Dy universitetet do te mbulojne vete shpenzimet e udhetimit, te fjetjes dhe te qendrimit ne vendet mikpritese te stafit te tyre. Persa i perket mesimit te gjuhes shqipe, fillimisht do te operohet me nje profesor dhe me pas stafi akademik do te shtohet ne varesi te numrit te studenteve.