Marrja e statusit te kandidatit - shans per perfitime? Menada Zaimi
Perfaqesuesit e disa organizatave te pavarura qe operojne ne Tirane, qe percjellin zhvillimin e proceseve integruese, thone se nje pergjigje pozitive per statusin do te krijoje kushte favorizuese per vendin.
Gjergji Filipi, drejtor i kerkimit ne Institutin "Agenda", ndalet fillimisht te shanset e reja per investime te huaja. Shqiperia, ne krahasim me disa vende te tjera te rajonit, eshte dhe anetare e NATO-s. Sipas Filipit, statusi do t'i forconte poziten garantuese per investime te huaja.
"Pra, anetaresimi ne NATO e kuptuar me nje status te marre si vend kandidat do te na jepte nje avantazh konkurrues ndaj vendeve te tjera te Ballkanit ne syte e nje investitori global, qe e perkthyer per interesin apo xhepat e qytetareve, do te thoshte potencialisht me shume vende pune, potencialisht me shume kapital nderkombetar te investuar ne Shqiperi", thote Filipi.
Por, sipas Filipit, kjo terheqje investimesh nuk do te ndodhte thjesht dhe vetem per shkak te statusit, pa u mbeshtetur nga nje klime e brendshme terheqese per biznesin. "Sigurisht qe kjo do te ishte nje situate kur ne do ta konsideronim per te mireqene faktin qe ne Shqiperi klima investuese eshte pozitive, kemi nje gjyqesor te paanshem, kemi nje sistem tatimor te programueshem, e shumta nje sistem tatimor dhe fiskal terheqes ne krahasim me vendet e tjera te rajonit".
"Ka dhe nje liste gjerash qe ne do te vazhdojme t'i bejme per se brendshmi, perpos ketyre zhvillimeve per se jashtmi. Por, pergjithesisht nje shperndarje e poleve apo e epiqendrave terheqese ndaj investimeve te huaja ne Ballkan ndodh menjehere pas marrjes se ketyre vendimeve politike per statusin", vlereson Filipi.
Si fakt, marrja e statusit do te krijonte shanse per te perfituar financime nga tri burime fondesh te Bashkimit Evropian.
Por, Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i Levizjes Evropiane, thote se krijimi i shansit duhet te shoqerohet me ngritjen e institucioneve qe do t'i bejne keto fonde te disbursueshme. "Keta komponente jane te rendesishem se kane te bejne me fermeret, biznesin, punesimin, trajnimet, rritjen e aftesive profesionale. Ndonese ligjerisht hap mundesine per te perfituar nga fondet e BE-se, jo automatikisht keto fonde behen te aksesueshme, sepse ka dhe kushte te tjera qe kane te bejne me ngritjen e institucioneve shteterore te afta per t'i menaxhuar keto fonde, te afta per t'i disbursuar ato".
"Po te marrim shembuj te vendeve te tjera te rajonit qe e kane kaluar kete faze, sic eshte Maqedonia, mund te themi qe i eshte dashur nje periudhe 3 deri 4 vjecare pas marrjes se statusit, per te perfituar drejtperdrejt nga ndihma e BE-se", shprehet Gjipali.
Ne gare per te perfituar prej tre komponenteve te ndihmes se Bashkimit Evropian jane te gjitha vendet e unionit. Ky fakt e ben sfiden per Shqiperine per te perfituar nga ndihma shume me te veshtire, sikurse ka qene apo eshte per disa vende rishtare anetare te BE-se. "Kjo eshte nje problematike qe eshte e perhapur jo vetem ne Maqedoni, por ne te gjitha vendet e Ballkanit, apo dhe Rumani e Bullgari, te cilat edhe pas anetaresimit kane pasur probleme ne perfitimin e fondeve, pikerisht per shkak te mungeses se kapaciteteve administrative. Ky eshte nje nga problemet me te medha per vendet pak te zhvilluara, duke ditur qe Bashkimi Evropian funksionon ne kushtet e konkurrences se ndershme, e hapur per te gjithe", sqaron Gjipali.
Procesi i integrimit parashikon ne vazhdim edhe cmimin, qe do te ndikojne direkt jeten e qytetareve. Sic thote Filipi, integrimi nenkupton nje menyre funksionimi sipas rregullave te unionit, cfare do te jete e paevitueshme heret a vone. "Ne menyre qe vendi te behet anetar i mirefillte i Bashkimit Evropian, duhet te plotesoje ca kushte. Keto kushte vijne me kosto, per shembull duhet te plotesojme kushtin qe te mos kemi me ne qarkullim makina te vjetra. Ky lloj kushti qe nuk ndot ambientin, do te thote qe ata shqiptare qe s'mund te perballojne makinat e reja, do te mbesin pa makine apo kushti qe duhet te respektohet Ligji per mospirje te duhanit ne vende publike".
"Ky kusht do te vije me kosto ndaj klubeve. Klubet do te humbasin biznesin qe ta respektojne kete kusht. Pra, sigurisht qe eshte mire qe te anetaresohesh ne familjen evropiane, sigurisht qe eshte mire te kesh nje model jetese te ngjashem me vendet me te zhvilluara te globit, por ky nivel jetese vjen me nje kosto te caktuar qe do ta perballojne ne nje moment te caktuar qytetaret", thekson Filipi.
Vendimi i tetorit qartesisht do te hape nje perspektive te re mundesish, te cilen serish politika e ka ne dore te perfitoje heret ose vone prej saj. Filipi thote se deri tani, pa dallim te majte e te djathte ia kane dale me sukses ta vonojne integrimin, duke privuar shqiptaret nga nje e drejte e merituar.
"Gjerat nuk kane ecur aq shpejt sa c'do te meritonim ne. Nga ana tjeter, a e kemi ne gjenetiken e te qenet evropian apo anetare te BE-se?! Une mendoj qe po! Ceshtja eshte qe sistemin, te cilin e kemi ngritur ne - jo individin, por sistemin - e kemi me gropa. Per mendimin tim, per kete, fajin na e kane politikanet qe kane drejtuar vendin gjate viteve te tranzicionit. Do te kene nje mallkim brezash me vete keta, sepse i kane prishur pune Shqiperise ne nje gje qe Shqiperia e shqiptaret e meritonin", perfundon Filipi.