Ministria e Mbrojtjes reagon pas akuzave te PS
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, ka deklaruar se PS ka ndërmarrë një fushatë dezinformuese mbi veprimtarinë e dikasterit që përfaqëson. Në një deklaratë për mediat, Kulluri theksoi se Ministria e Mbrojtjes nuk e ka në plan shitjen e pronave të saj. Sipas tij, çdo gjë trajtohet sipas ligjeve në fuqi.
Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes saktësoi se një pjesë e pronave të Ushtrisë i kanë kaluar AKKP-së në mënyrë që një pjesë e tyre të përdoret për kompensimin fizik të ish-pronarëve, për vetë faktin se kjo ministri nuk shet pronat që ajo vetë i administron.
“Është ngritur një grup pune, për verifikimin në terren të pronave. Në 3 vitet e fundit është bërë punë voluminoze për to. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar në faqen e saj 3 vite më parë pronat që janë jashtë përdorimit. Kjo ministri nuk vendos çmime për pronat, pasi me ligj është kompetencë e METE”, u shpreh Kulluri gjatë fjalës së tij.
PS akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes për tjetërsim të pronave të ushtrisë.
PS akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes për tjetërsim të pronave të ushtrisë.