Mbrojtja: Procesi "Meta", mbi prova joreale
Shkeljet e konstatuara gjate fazes se hetimeve paraprake e bejne procesin hetimor, si pjese integrale e procesit gjyqesor, te paligjshem, vlereson mbrojtja e Ilir Metes. Sipas saj, organi i akuzes, gjate fazes se hetimeve paraprake lidhur me procedimin penal nr. 1 te vitit 2011, ka kryer veprime hetimore ne kundershtim me ligjin procedural penal. Keto shkelje, sipas natyres se tyre, dhe sipas hierarkise se ligjit te shkelur, jane renditur si nga avokatet e z.Meta te cilet thane sot ne Gjykaten e Larte se "Prokuroria ka shkelur rende Kushtetuten dhe Ligjin Procedural Penal".
C'eshte me e rendesishmja, pohon mbrojtja, procesi "Meta" po nis i bazuar ne prova joreale. Avokatet e Metes kane depozituar prane gjykates kerkesen paraprake per shpalljen te pavlefshme te provave, veprimeve hetimore paraprake dhe konkluzionet e eksperteve te huaj. Mbrojtja ka kerkuar shpalljen te pavlefshme te te gjitha veprimeve paraprake hetimore te kryera nga prokuroria e Tiranes, pasi Ilir Meta ne momentin e kryerjes se ketyre veprimeve hetimore, ishte person me imunitet dhe si i tille, ceshtja i kalonte direkt prokurorise se Pergjithshme.
Provat e paraqitura si video, ora e tavolines qe ka sherbyer per regjistrimin, CD te paraqitura nga Dritan Prifti pasi nuk jane mjetet origjinalet me te cilat eshte kryer pergjimi.
Avokatet mbrojtes thane se pergjimi nuk eshte bere sipas dispozitave ligjore dhe per te denoncuar nje veper penale, por eshte bere per arsye shantazhi. Ne kerkesen paraprake, kerkohet gjithashtu shpallja e pavlefshme e konkluzioneve te eksperteve te huaj pasi prokuroria nuk e ka vene ne dijeni mbrojtjen, e cila mund te kishte dhene opinion ne lidhje me ceshtjen ne fjale.
Gjate relatimit te argumenteve mbrojtese, avokati Petrit Serjani, eshte shprehur se mbrojta nuk ka mohuar kryerjen e bisedave mes personave ne video, por ka kembengulur se zbardhja e videos me titra eshte manipuluar nga Dritan Prifti dhe persona te tjere, duke kerkuar edhe shpalljen te pavlefshme te deshmive te dhena nga Dritan Prifti si person i akuzuar ne nje ceshtje te nderlidhur me ceshtjen ne fjale.
Ndersa prokurori Bujar Sheshi, i ka kerkuar Kolegjit Penal kohe te mjaftueshme per studimin e kerkeses paraprake te depozituar nga mbrojtja, kerkesa e prokurorit u pranua duke shtyre seancen e radhes me 27 qershor.
Keshtu, ndersa ndaj ish ish-z/kryeministrit, njeheresh lider i LSI-se, rendon akuza e korrupsionit aktiv, Kolegji Penal i Gjykates se Larte pranoi gjykimin ne mungese te Ilir Metes dhe perfaqesimin e tij nga dy avokatet Pertit Serjani dhe Gezim Veleshnja.
Relatori i ceshtjes Ardian Dvorani, ka njoftuar doreheqjen nga ceshtja te gjyqtarit Besnik Ymeraj i zevendesuar nga gjyqtarja Majlinda Andrea, si dhe ka kerkuar doreheqjen e tij nga ceshtja.
Me poshte mund te ndiqni te plote Kerkesen per konstatimin e shkeljeve ligjore gjate fazes se hetimeve paraprake:
ORGANI AKUZES KA KRYER VEPRIME HETIMORE JASHTE AFATIT LIGJOR, DHE I KA KRYER KETO VEPRIME KUR PERSONI NDAJ TE CILIT KRYENTE HETIME KISHTE MBROJTE TE POSACME KUSHTETUESE
Se pari: Nga analiza e veprimeve hetimore qe lidhen me afatet del se, ne daten 12. 1. 2011, Prokuroria e Rrethit gjyqesor Tirane ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr. 136 te vitit 2011, bazuar ne transmetimin e dates 11. 1. 2011, ne emisionin "Fiks-Fare" te ores 20. 10 e ne vijim te Televizionit "Top Channel", te nje regjistrimi audio-viziv te bere me kamera te fshehte.
Me tej, organi i akuzes i rrethit gjyqesor Tirane ka vazhduar te kryeje veprime hetimore lidhur me kete procedim deri ne daten 19. 1. 2011, kur shpalli mos kompetencen e tij lendore per hetimin e ketij procedimi penal.
Ne vendimin e dates 19. 1. 2011, perfaqesuesi i akuzes ne Prokurorine e Rrethit gjyqesor Tirane arsyeton se ai nuk eshte kompetent per hetimin e ketij procedimi pasi, sipas deklarimeve te shtetasit Dritan Prifti, shtetasi Ilir Meta i ka kerkuar te kryeje veprime te kunderligjshme apo korruptive.
Perfaqesuesit e akuzes ne Prokurorine e Rrethit gjyqesor Tirane, nga cfare kishin pare te transmetohej ne emisionin "Fiks Fare" dhe nga veprimet hetimore te kryera prej tyre, konstatuan se nuk ishin ata kompetente per hetimin e ketij procedimi por Prokuroria e Pergjithshme. Ky ndryshim kompetence u percaktua nga fakti se shtetasi Ilir Meta, qe dukej ne videon e transmetuar, ishte deputet i Kuvendit te Shqiperise, z/Kryeminister dhe Minister i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes.
Per kete arsye, te gjitha veprimet hetimore te kryera nga data 12. 4. 2011 e deri ne daten 9. 5. 2011, kur perfunduan hetimet nga organi i akuzes, jane kryer jashte afatit ligjor te percaktuar ne nenin 323/1 te Kodit te Procedures Penale, pasi, ne baze te kesaj dispozite, afati perfundimtar eshte 3 muaj.
Pretendimi i mesiperm per shkelje te afateve mbeshtetet nga faktet si me poshte vijon:
Ne daten 12. 1. 2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, duke marre shkas nga emisioni "Fiks-Fare", ka regjistruar procedimin penal nr. 136 te vitit 2011, sepse ne regjistrimin audio-viziv te shfaqur ne televizionin Top Channel dallohen qarte figurat e deputeteve te Kuvendit te Shqiperise dhe anetareve te kabinetit qeveritar, Ilir Meta dhe Dritan Prifti, dhe, titrat ne fund te ekranit lene te nenkuptohet qe ata jane duke biseduar per te favorizuar subjekte private per tendere e koncesione per perfitime materiale.
Pra jane keto pamje dhe titrat shoqeruese te montuara ne fund te ekranit ato qe kane krijuar shkakun per regjistrimin e procedimit penal, qe logjikisht ngarkohet kunder dy personave, te vetmit qe shihen ne video.
Edhe pse procedimi eshte regjistruar pa emer, qe nga momenti qe eshte regjistruar si procedim penal, duket me se qarte se eshte ne ngarkim te dy personave publike te njohur. Sigurisht qe eshte ne te drejten e organit te akuzes te vendose kur ta shenoje emrin e personit ne regjistrin e njoftimit te veprave penale, por kjo e fundit nuk eshte e drejte me te cilen organi i akuzes mund te abuzoje ne favor te tij.
Gjykata Nderkombetare e Strasburgut, ne praktiken e saj, i ka dhene zgjidhje ezauruese ceshtjes se fillimit te procesit penal kur parashikon qe "... procesi penal fillon ne momentin kur prokuroria kryen veprime, si sekuestrimet, kontrollet, ekspertimet, etj., ndaj nje personi konkret, veprime qe perdoren ne proces kunder tij ..."1
Pra, pavaresisht se kur e ka regjistruar perfaqesuesi i akuzes emrin e personit ne regjistrin perkates, kryerja e veprimeve hetimore, si jane aktet e ekspertimit teknik, pyetja e deshmitareve, sekuestrimet dhe administrimi i dokumenteve te ndryshme, te cilat me pas do te perdoren ne kete procedim kunder shtetasit Ilir Meta, provojne se ky procedim kishte filluar dhe po zhvillohej ne ngarkim te shtetasit Ilir Meta. Per kete arsye organi i akuzes, menjehere dhe pa ekuivoke, duhej te shenonte emrin e shtetasit Ilir Meta ne kolonen perkatese te regjistrit te njoftimit te veprave penale. Regjistrimi i emrit te shtetasit Ilir Meta ne regjistrin perkates duhej bere edhe per shkak se ne proces verbalin e dates 13. 1. 2011 te marrjes ne pyetje te shtetasit Dritan Prifti, ne cilesine e personit qe tregon rrethana te dobishme per qellime hetimi, perfaqesuesi i akuzes shtron pyetjen: "... duke iu referuar permbajtjes se takimit te referuar mes jush dhe shtetasit Ilir Meta, a mund te na tregoni se cfare eshte biseduar konkretisht dhe kontekstin e ketyre bisedave?". Ne procesverbalin e dates 8. 2. 20112, mbajtur gjate marrjes ne pyetje te shtetasit Dritan Prifti, tashme ne cilesine e personit qe ka dijeni per vepren penale, perfaqesuesi i akuzes vazhdon te beje pyetje pa fund me objektivin e vetem dhe te dukshem: zbulimin e veprimtarise se kunderligjshme te deputetit dhe anetarit te kabinetit qeveritar, Ilir Meta.
Edhe ne daten 24. 1. 2011, perfaqesuesi i akuzes, kur kerkon me vendim "Kryerjen e ekspertimit teknik dhe caktimin e ekspertit" i referohet deshmive te dhena nga shtetasi Dritan Prifti perpara perfaqesuesve te akuzes ne datat 13. 1. 2011, 14. 1. 2011 dhe 19. 1. 2011. Pra, perfaqesuesi i akuzes eshte ne dijeni te plote se ndaj kujt zhvillonte hetime sepse pyetjet e drejtuara dhe referencat ne pergjigjet e ketyre pyetjeve, qe kane te bejne drejtpersedrejti me shtetasin Ilir Meta, e tregojne qarte kete gje.
Ne vendimin per kryerjen e aktit te ekspertimit perfaqesuesi i akuzes shkruan se "...po eksperton provat materiale te sjella nga Dritan Prifti, me ane te te cilave ai ka realizuar filmimin e fshehte...", duke rikonfirmuar keshtu se ka kerkuar ekspertimin e nje materiali tashme te njohur prej tij. Perfaqesuesi i akuzes kishte dijeni te plote se po kryente nje veprim hetimor, ate te ekspertimit te materialit qe kishte lidhje me shtetasin Ilir Meta, qe do te perdorej prej ketij organi ne gjykim. Si konkluzion, ne konsiderate te te gjitha ketyre veprimeve dhe pamjeve filmike te transmetuara, afati i hetimit te ketij procedimi fillon ne momentin e regjistrimit, ne daten 12. 1. 2011. Kjo eshte data kur organi i akuzes duhej te kishte shenuar emrin e shtetasit Ilir Meta ne kolonen perkatese te regjistrit te njoftimit te veprave penale. E shohim me vend te citojme edhe nje here parashikimin e Gjykates Nderkombetare te Strasburgut qe "... procesi penal fillon ne momentin kur prokuroria kryen veprime, si sekuestrimet, kontrollet, ekspertimet, etj. , ndaj nje personi konkret, veprime qe perdoren ne proces kunder tij...". Lidhur me kryerjen e veprimeve hetimore brenda afateve te hetimit, ne perputhje me dispozitat e Kodit te Procedures Penale, Kolegji Penal i Gjykates se Larte ka mbajtur qendrimin se rezultatet e procedurave te kryera jashte ketyre afateve jane te paperdorshme. Ne rastin konkret, cdo veprim procedural i kryer jashte afatit 3 mujor, duke filluar nga data kur eshte kryer veprimi i pare ne drejtim te shtetasit Ilir Meta, eshte i pavlefshem dhe per pasoje i paperdorshem si veprim i kryer jashte afatit.
Se dyti: Eshte me rendesi te vecante te theksohet se organi i akuzes, ne kundershtim me parashikimet e nenit 288 e vijues te Kodit te Procedures Penale, ka filluar dhe ka vazhduar nje procedim penal ndaj nje personi me imunitet, i cili nuk mund te procedohej pa iu hequr me pare mbrojtja qe i garantohet me kushtetute. Ne nenin 73 te Kushtetutes parashikohet se ". . . deputeti nuk mund te ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kerkohet edhe ne rastin kur ai do te arrestohet". Ne nenin 288 te Kodit te Procedures Penale percaktohet se ". . . kur parashikohet autorizimi per procedim, prokurori ben kerkese ne organin perkates. 2. - Kerkesa per te autorizuar procedimin duhet te paraqitet brenda 30 diteve nga shenimi ne regjister i emrit te personit per te cilin kerkohet autorizimi". Ne nenin 289 te Kodit te Procedures Penale, dhenia e autorizimit nga organi perkates, qe ne rastin konkret eshte Kuvendi, parashikohet si parakusht per kryerjen e veprimeve procedurale. Ne rastin konkret, organi i akuzes ka kryer veprime hetimore pa marre me pare autorizimin e Kuvendit te Shqiperise, ne kundershtim me parashikimet e nenit 73 te Kushtetutes dhe neneve 288 e vijues te Kodit te Procedures Penale. Cdo deklarate personale, qofte edhe publike, e shtetasit Ilir Meta per heqjen dore nga imuniteti procedurialisht ka qene pa vlere per organin e akuzes, pasi ligji percakton qarte kushtet dhe menyren e heqjes se imunitetit te nje deputeti dhe, ne cdo rast, per fillimin dhe vazhdimin e hetimeve, organi i akuzes duhej te vepronte ne perputhje me parashikimet e nenit 73/2 te Kushtetutes dhe neneve 288 e vijues te Kodit te Procedures Penale. Mungesa e autorizimit te nevojshem per ndjekjen penale eshte nje fakt tjeter qe provon se organi i akuzes ka vepruar ne menyre abuzive duke mos regjistruar emrin e shtetasit Ilir Meta, person i njohur publik, ne regjistrin e veprave penale, duke i lejuar keshtu vetes kryerjen e veprimeve hetimore ne kundershtim me ligjin. Kryerja e veprimeve hetimore ndaj nje deputeti, te pretenduar si subjekt i disa veprave penale, pa marre me pare autorizimin perkates nga Kuvendi i Shqiperise per kryerjen e veprime hetimore, i ben te paperdorshme te gjitha veprimet hetimore qe gjenden ne fashikullin e hetimeve nr. 1 te vitit 2011 te Prokurorise se Pergjithshme. Kane vlere procedurale vetem veprimet hetimore qe jane kryer nga akuza pas dates 16. 2. 2011, kur Kuvendi i Shqiperise ka hequr imunitetin dhe dhene autorizimin per ndjekjen penale te deputetit Ilir Meta.
Se treti: Per shkak se afati i hetimit te nje vepre penale, si parashikohet ne nenin 323/1 te Kodit te Procedures Penale, eshte 3 muaj, te gjitha veprimet hetimore te kryera pas dates 12. 4. 2011 deri kur ka perfunduar hetimi, jane veprime te pavlefshme dhe te paperdorshme sepse jane kryer jashte afateve procedurale. Duke iu referuar ketyre afateve rigorozisht te percaktuar, konstatojme se veprimet hetimore te kryera nga data 12. 4. 2011 deri ne daten 9. 5. 2011 jane kryer jashte afateve procedurale. Per shkak te vendit qe zene ne nje procedim penal, veprime te tilla si statusi ligjor i shtetasit Ilir Meta, kryerja e ekspertimeve teknike, transkriptimet e bisedave, njoftimi i akuzes, marrja e deshmive, kerkesa per gjykim, etj. , qendrojne ne themel te fashikullit te gjykimit por, per shkak se jane kryer jashte afateve, e bejne kete fashikull gjykimi inekzistent.
Ne fashikullin e hetimit nuk gjendet asnje dokument qe te provoje se shtetasit Ilir Meta i eshte hequr imuniteti ne daten 12. 1. 2011, apo qe afatet e hetimit jane zgjatur pertej dates 12. 4. 2011. Kryerja e shume veprimeve hetimore procedurale, pa ia hequr imunitetin e deputetit shtetasit Ilir Meta, si dhe kryerja e shume veprimeve hetimore procedurale jashte afateve ligjore, e komprometojne keqas nje proces te rregullt ligjor qe i garantohet cdo qytetari me Kushtetute.
II. ORGANI AKUZES KA KRYER VEPRIME PROCEDURIALE SHUME TE RENDESISHME NE KUNDERSHTIM ME TE GJITHE KERKESAT E LIGJIT PROCEDURIAL PENAL
Gjate fazes se hetimeve paraprake, organi i akuzes, me vendim te dates 24. 1. 2011, ka kerkuar kryerjen e nje akti ekspertimi teknik me ekspert te huaj per te arritur ne disa konkluzione qe ky organ ka pretenduar se i kishte te nevojshme per fatet e hetimit. Nga ana e organit te akuzes eshte kryer "...ekspertimi teknik me qellim per te kerkuar dhe marre te dhena apo vleresime nga specialiste me njohuri te posacme...". Disa muaj me vone ky organ ka kerkuar kryerjen e nje "...ekspertimi teknik per pastrimin e materialit audio-viziv te regjistruar nga zhurmat ne sfond...". Caktimi i ekspertit ne nje procedim penal rregullohet nga dispozitat e Seksionit VI, me titull "Ekspertimet", te Kodit te Procedures Penale te Republikes se Shqiperise. Ne rastet kur eksperti eshte shtetas i huaj, pervec veprimit ne perputhje me dispozitat e Titullit X, Kreu II, Seksioni II, te Kodit te Procedures Penale, duhet vepruar ne perputhje edhe me "Konventen Evropiane per Ndihme Juridike ne Fushen Penale", ratifikuar nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise me ligjin nr. 8498, date 10. 6. 1999. Konventa, ne Titullin III te saj, rregullon, nder te tjera, edhe thirrjen e eksperteve te huaj nga dhe ne shtete pale te kesaj Konvente.
Mbrojtja ka konstatuar se procedura per caktimin e ekspertit amerikan apo anglez nga ana e organit te akuzes per kryerjen e akteve te ekspertimit paraprak nuk eshte kryer ne perputhje me Titullin III te Konventes se permendur me siper. Per kete arsye keto akte ekspertimi jane akte te paligjshme dhe pa fuqi juridike per sa kohe qe nuk jane kerkuar, si parashikohet ne ligj, ne formen e leter porosise. Neni 7 i Konventes rregullon formen dhe menyren se si veprohet me nje ekspert te huaj, dhe ne nenet vijues 8, 9, 10 dhe 12 disiplinohen perkatesisht garancite e nevojshme ligjore, financiare dhe te imunitetit qe i ofrohen ekspertit te huaj nga shteti kerkues. Te gjitha keto rregullime e garanci procedurale mungojne ne aktet e mesiperme te Prokurorise. Ne vijim te parashikimeve te Konventes se mesiperme, vijne edhe dispozitat e Kodit te Procedures Penale per ekspertimet. Kaq e rendesishme eshte kjo procedure hetimore per fatet e procedimit sa ligjvenesi e ka barazuar perjashtimin e ekspertit me rastet e perjashtimit te gjyqtareve. Keshtu, ne nenin 181/1, te Kodit te Procedures Penale parashikohet qe "...palet mund te kerkojne perjashtimin e ekspertit ne rastet e parashikuara nga ky Kod per perjashtimin e gjyqtarit...". Ndonese ne vendimin e tij organi i akuzes u eshte referuar formalisht dispozitave te Seksionit IV te Kodit te Procedures Penale, ne proceduren e caktimit te ekspertit per kete ceshtje nuk i ka zbatuar keto dispozita. Ne nenin 179/1 te Kodit te Procedures Penale parashikohet qe "...caktimi i eksperteve behet duke i zgjedhur ata ndermjet personave qe jane regjistruar ne librat e caktuar per kete qellim ose ndermjet atyre qe kane njohuri te posacme ne degen perkatese...". Me tej, ligjvenesi, ne nenin 183/1 te Kodit te Procedures Penale, i jep mundesine ekspertit te terhiqet nga detyra e ekspertimit per shkaqe te ndryshme. Sipas kesaj dispozite eksperti pyetet: "...nese ka shkaqe perjashtimi nga detyra e ekspertit, e paralajmeron per detyrimet e pergjegjesite e parashikuara nga ligji penal, i formulon kerkesat e ekspertimit dhe e fton te beje kete deklarate...". Ne caktimin e eksperteve, ne te dy rastet, organi i akuzes, duke abuzuar me te drejten e vetevendosjes, ne menyre apriori ka caktuar dy specialiste te huaj duke anashkaluar te gjitha kerkesat e ligjit. Duke vepruar ne kete menyre organi procedues nuk i ka dhene asnje mundesi mbrojtjes si pale per te ushtruar te drejtat qe parashikohen ne nenin 181 te Kodit te Procedures Penale. Si pasoje e cenimit te ketyre te drejtave te garantuara me ligj, ne procesin hetimor jane cenuar katerciperisht elemente te procesit te rregullt ligjor. Po ne vazhdim te shkeljeve te kryera nga ana e organit te akuzes, mbrojtja konstaton edhe moszbatimin e kerkesave te parashikuara nga neni 179/2 te Kodit te Procedures Penale ku parashikohet qe "... vendimi i organit procedues per caktimin e ekspertit i njoftohet te pandehurit ose mbrojtesit te tij, duke i bere te ditur se ka te drejte te kerkoje perjashtimin e ekspertit, te propozoje eksperte te tjere, te marre pjese ne ekspertim...". Keto te drejta i jane mohuar arbitrarisht shtetasit Ilir Meta dhe mbrojtjes se tij, duke shkelur keshtu ligjin me te dy kembet. Per sa i perket ekspertimit te kryer ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, mbrojtja nuk u njoftua, sipas ligjit, per kryerjen e ketij veprimi procedural shume te rendesishem. Duke vepruar ne kete menyre, organi procedues i mohoi mbrojtjes te drejten ligjore per te kerkuar, nese e gjykonte te arsyeshme, perjashtimin e ekspertit, mundesine per t'i drejtuar pyetje ekspertit apo per te marre pjese si pale e akuzuar ne kryerjen e ekspertimit.
Pavaresisht qendrimit te organit procedues, ne disa raste mbrojtja ka kerkuar sipas rregullit per t'u bere pjese e ketij procesi apo per te caktuar nje ekspert tjeter ne kete faze shume te rendesishme te tij. E drejta e pjesemarrjes dhe permbushja e kerkesave te nenit 179/2 te Kodit te Procedures Penale nuk u respektuan nga organi procedues me arsyetimin se "...ne fazen e hetimeve organi procedues nuk ka asnje detyrim per t'u njoftuar me aktet procedurale sepse asnje dispozite e Kodit te Procedures Penale nuk detyron njoftimin derisa nuk eshte regjistruar emri i ndonje personi qe i atribuohet vepra penale ne regjistrin e veprave penale..."3!!? Lidhur me kete pretendim te organit te akuzes vlen te theksohen dy elemente: ekspertimi, si mjet per kerkimin e proves, kryhet sipas kushteve dhe rregullave te percaktuara n Kodin e Procedures Penale, ekspertimi, si mjet per kerkimin e proves, kurrsesi nuk mund te perbeje nje veprim te njeanshem te organit te akuzes. Eshte e vertete se, si rregull, veprimet hetimore mbahen sekret, por vetem deri ne momentin kur ligji nuk kerkon pjesemarrjen e te pandehurit apo mbrojtjes se tij ne keto veprime hetimore procedurale me karakter percaktues ne nje procedim penal. Ne rastin e kryerjes se ekspertimit, ne nenin 179/2 te Kodit te Procedures Penale parashikohet shprehimisht detyrimi i organit te akuzes per te njoftuar te pandehurin ose mbrojtesit e tij per vendimin per caktimin e ekspertit, duke i bere te ditur edhe te drejtat respektive lidhur me te. Me pas, ne nenin 181 e ata vijues, percaktohen edhe te drejtat e te pandehurit gjate kryerjes se ekspertimit, te drejta qe, pavaresisht kerkesave te vazhdueshme nga ana e mbrojtjes, jane mohuar. Njohja e te pandehurit apo mbrojtjes se tij me emrin e ekspertit, e drejta e te pandehurit per te kerkuar perjashtimin e tij, per te bere pyetje apo per te qene i pranishem ne momentin e kryerjes se ekspertimit, etj, nuk jane te drejta qe varen nga vullneti dhe deshira e organit procedues, pasi ligji e detyron organin procedues qe t'i respektoje dhe garantoje keto te drejta, si kusht per nje proces te rregullt ligjor. Pretendimi i organit te akuzes se nuk ka asnje detyrim per t'ia njoftuar keto akte personit ndaj te cilit po kryheshin hetime vjen ne kundershtim flagrant me nenet 179 e vijues te Kodit te Procedures Penale ku ky detyrim percaktohet shprehimisht. Mosrespektimi i ketyre dispozitave urdheruese te ligjit i ben aktet e ekspertimit, pavaresisht nga permbajtja e tyre, te paperdorshme. Ne shkelje te ligjit ka qene edhe qendrimi i akuzes lidhur me kryerjen e ekspertimit teknik nga eksperti anglez Adrian Philips. Megjithese pretendohet nga akuza se ekspertimi "...do te perdorte sistemet cilesore e profesionale te pastrimit te cilat disponohen nga sherbimi i policise shkencore te Britanise se Madhe..."4, , faktikisht ky ekspertim jo vetem nuk eshte kryer sipas rregullave te parashikuara ne Kodin e Procedures Penale dhe Konventen Evropiane per Ndihme Juridike ne Fushen Penale por eshte kryer nga nje ekspert privat ne Angli, gje qe vjen ne kundershtim me cdo parashikim ligjor dhe ka cenuar cdo garanci te te pandehurit gjate hetimeve paraprake. Duke dezinformuar ne kete rast, perfaqesuesi i akuzes me vetedije ka krijuar veshtiresi per permbushjen e te drejtave qe duhet te gezoje i pandehuri ne nje proces te rregullt ligjor. Pas komunikimit te vendimit per kryerjen e ekspertimit te sipercituar, ne daten 24. 3. 2011, me nje "Memo/Kerkese", vec te tjerash, mbrojtja i ka kerkuar zyres se Prokurorit te Pergjithshem qe "... ne mbeshtetje te nenit 179/2 te Kodit te Procedures Penale propozojme pjesemarrjen edhe te nje eksperti te pales tone ne kryerjen e ketij akti. Ky ekspert eshte i mirenjohur per cilesite e tij profesionale dhe pervojen perkatese ne kete fushe, dhe identifikohet si shtetasi italian ing. Federico Antonioni me adrese Fondazione Ugo BORDONI, Viale del Policlinico 147, Roma, Italia..." Organi i akuzes, ne pergjigjen qe i ka kthyer mbrojtjes me vendimin e dates 6. 4. 2011, pretendon se "... specialisti Adrian Philips i ploteson te gjitha kriteret ligjore dhe nuk ka asnje pengese apo rrethane papajtueshmerie per ushtrimin e detyres se ekspertit...". Perfaqesuesja e akuzes ne kete vendim na siguron se "...nuk ka asnje shkak ligjor apo teknik per te perfshire edhe nje ekspert tjeter sa kohe qe nga ekspertimi nuk kerkohen konkluzione apo behen analiza..."5!!?? Keshtu organi i akuzes na urdheron se si dhe kur duhet te kerkojme zbatimin e ligjit procedural penal. Qendrimi perjashtues ndaj perfaqesuesit te mbrojtjes ne ekspertimin qe po kryente akuza, hedh dyshime te arsyeshme se ky veprim hetimor shume i rendesishem permban ne vetvete elemente qe mbrojtja nuk duhet t'i dije. Duke vepruar ne kete menyre, perfaqesuesi i akuzes, ne menyre flagrante, shkel ligjin procedural penal qe garanton keto te drejta ne procesin penal si pjese perberese e procesit te rregullt ligjor. Si theksohet edhe me siper, nga ana e perfaqesuesit te akuzes nuk eshte respektuar asnje dispozite e Seksionit II "Leter porosite per jashte shtetit" te Kodit te Procedures Penale, te Konventes Evropiane per Ndihmen Juridike ne Fushen Penale, ratifikuar me ligjin nr. 8498, date 10. 6. 1999, si dhe te ligjit nr. 10193, date 3. 12. 2009 "Per marredheniet juridiksionale me autoritetet e huaja ne ceshtjet penale".
Duke pranuar si eksperte persona private te huaj, si dhe ngarkuar detyra e marre mendimin e ketyre eksperteve ne rruge jozyrtare, jashte parashikimeve te Konventes Evropiane per Ndihme Juridike ne Fushen Penale, si akti ligjor qe rregullon keto veprime procedurale, si ne rastin e ekspertit amerikan ashtu edhe ne rastin e atij anglez, organi i akuzes i ka perjashtuar ekspertet automatikisht nga pergjegjesia penale qe mund te mbajne sipas ligjeve perkatese ne rastin e vepres penale te ekspertimit te rreme.
Keta eksperte nuk pergjigjen jo vetem sipas ligjit te tyre por as sipas ligjit shqiptar pasi vepra penale e ekspertimit te rreme nuk perfshihet ne listen e veprave penale per te cilat shtetasit e huaj mund te ndiqen penalisht kur kryejne vepra penale jashte territorit te Republikes se Shqiperise. Ne nenin 7/2 te Kodit Penal, ku parashikohet zbatimi i ligjit penal shqiptar per shtetasit e huaj qe kryejne vepra penale ne dem te interesave te shtetit ose te shtetasve shqiptare jashte territorit te Republikes se Shqiperise, nuk parashikohet vepra penale e ekspertimit te rreme. Nese organi i akuzes do te kishte ndjekur rrugen ligjore te percaktuar ne Konventen Evropiane per Ndihmen Juridike ne Fushen Penale, ne Kodin e Procedures Penale, si dhe ne ligjin nr. 10193, date 3. 12. 2009 "Per marredheniet juridiksionale me autoritetet e huaja ne ceshtjet penale", eksperti i huaj duhej te bente betimin dhe merrte pergjegjesine perpara organit kompetent te shtetit te tij, dhe ky veprim do te sherbente si garanci qe ekspertimi do te ishte absolutisht i sakte. Ne mbeshtetje te nenit 509 te Kodit te Procedures Penale, kerkesat per leter porosi u percillen, ne formen e duhur, autoriteteve gjyqesore te huaja nepermjet Ministrise se Drejtesise Shqiptare. Ne rastin konkret, keto dokumente nuk kane kaluar nepermjet ketij institucioni te ngarkuar me ligj, gje qe konfirmohet ne pergjigjen e Ministrit te Drejtesise me shkresen nr. 828/1, date 31.1.2011. Organi i akuzes, ndersa pretendon se e kreu ekspertimin me specialiste shume te kualifikuar, qe i kerkoi dhe gjeti deri ne Ameriken e larget dhe ne Britanine e Madhe, pjesen me te rendesishme te ekspertimit, transkriptimin e bisedes, ia besoi disa oficereve te policise gjyqesore, "eksperte" qe, sipas parashikimeve te nenit 179/1 te Kodit te Procedures Penale, u mungojne njohurite e posacme ne fushen perkatese. Transkriptimet e bisedave, te kryera me urdher te perfaqesuesit te akuzes ne datat 9. 2. 2011, 28. 2. 2011, 7. 3. 2011, 30. 3. 2011 dhe 13. 4. 2011 nga oficeret e policise gjyqesore, te cilet kane kryer te gjitha veprimet hetimore te ketij procedimi, jane te pavlefshme dhe per pasoje nuk mund te perdoren sepse nuk jane kryer nga persona me njohuri te posacme, duke shkelur keshtu nenin 179/1 te Kodit te Procedures Penale.
Koment si titull i kapitullit te trete: Prokuroria ka "luajtur" me material dhe prova jo origjinale, te manipuluara, te ndryshuara, te paverteta dhe te pavlefshme juridikisht.
III. ORGANI AKUZES KA ADMINISTRUAR SI PROVA MATERJALE, OBJEKTE QE NUK I PERMBUSHIN KERKESAT E LIGJIT PER TE QENE TE TILLA, DHE REZULTATET E PERGJIMIT NUK MUND TE PERDOREN
Provat materiale, te administruara nga organi i akuzes ne nje procedimi penal ne kundershtim me ligjin procedural penal, nuk kane efekt provues ne nje proces te rregullt ligjor. Perfaqesuesi i organit te akuzes, ne rreth dhe ne qender, ne themel te ketij procesi, ka operuar me fakte qe, nga menyra e perftimit dhe administrimit, nuk i plotesojne kushtet dhe kriteret per t'u konsideruar dhe perdorur si prova materiale per te vertetuar ose jo fajesine ne nje proces te rregullt ligjor. Ne nenin 187 te Kodit te Procedures Penale percaktohet kuptimi i proves materiale si vijon:"...provat materiale jane sendet qe kane sherbyer si mjet per realizimin e vepres penale ose mbi te cilat gjenden gjurmet apo kane qene objekt i veprimtarise se te pandehurit...". Perfaqesuesi i akuzes ka bere pjese te ketij procedimi nje "lap-top", nje "ore tavoline", nje "usb" dhe nje "fish cable usb" me ngjyre te zeze. Keto jane edhe objektet qe i jane nenshtruar ekspertimit qe, sipas organit te akuzes, i ka dorezuar me vullnetin e tij te lire shtetasi Dritan Prifti. Ne perfundim te ekspertimit, sipas raportit te ekspertit amerikan Glenn K. Bard, rezultoi se, e nenvizojme kete fakt, ne "oren e tavolines" nuk gjendet i regjistruar filmimi i bisedes ndermjet personit nen hetim, Ilir Meta dhe deshmitarit Dritan Prifti. Ky filmim gjendet i plote ne "lap-top" dhe i pjesshem ne "usb". Keshtu "Ora", qe pretendohet se ka bere regjistrimin, nuk eshte prove materiale. Mungesa e videos ne oren "prove materiale" tregon se kjo ore tavoline e administruar nga akuza nuk ka lidhje me kete procedim penal. Keto konkluzione shkencore te nxjerra nga eksperti bien ndesh me deklarimet e shtetasit Dritan Prifti, dhene perpara organit te akuzes. Ai ka deklaruar se ka dorezuar proven materiale origjinale, me ane te se ciles ka realizuar filmimin e fshehte, ndersa realiteti eshte krejt ndryshe. Marrja si e qene e pretendimit te deshmitarit te vetem te akuzes, Dritan Prifti, se ka dorezuar "oren" me te cilen ka realizuar filmimin, tregon njeanshmerine e qendrimit te akuzes ne lidhje me kete procedim. Mungesa e burimit te proves materiale origjinale, sipas kuptimit te nenit 187 te Kodit te Procedures Penale, perben nje precedent te rrezikshem te zbatuar nga perfaqesuesi i akuzes ne kete proces hetimor e me tej ne procesin gjyqesor. Organi i akuzes, per te provuar kryerjen e vepres penale nga i mbrojturi prej nesh, eshte mbeshtetur ne prova jo origjinale apo variante te kopjuara nga file (regjistrimi) i ores mikrospi. Te gjitha CD-te e prodhuara nga ekspertimet e kane burimin tek lap-top-i dhe USB i dorezuar nga Dritan Prifti, ne te cilat lehtesisht provohen nderhyrjet apo mbivendosjet, sipas verifikimeve te kryera nga eksperti i mirenjohur italian, Federico Antonioni, i zgjedhur nga mbrojtja. Keto ekspertime ia kemi vene ne dispozicion edhe organit te akuzes dhe qendrimi i tyre ka qene tejet mosperfilles. Edhe CD-ja, qe eshte kerkuar nga organi i akuzes t'i nenshtrohet ekspertimit per pastrimin e zhurmave (eksperti anglez), rezulton se nuk eshte materiali i dorezuar nga shtetasi Dritan Prifti, ne cilesine e "proves materiale", por thjesht nje produkt teknik (kopje), i perftuar nga ekspertimi i meparshem i ekspertit amerikan. Eksperti anglez gjithsesi nuk arriti te jape nje konkluzion shkencerisht te sakte duke pretenduar se "... pastrimi i audios u be ne te dyja videot. Ndersa nje pjese e zhurmes mundi te pastrohej, problemi vjen si rezultat i cilesise se dobet te mikrofonit te perdorur per te bere regjistrimin. Per t'u pastruar zhurmat ne sfond u perdoren sisteme te pastrimit cilesor profesional per videot..."
***
Mbrojtja nuk ka mohuar asnjehere kryerjen e bisedes ndermjet personave me status zyrtar epror vartes, Z. Kryeminister dhe Minister, Kryetarit dhe z. Kryetarit te nje partie politike parlamentare, por ka kembengulur dhe vazhdon te kembengule se zbardhja e se ashtuquajtures bisede ne kete filmim eshte komplet e manipuluar me qellim denigrimi dhe shantazhi nga shtetasi Dritan Prifti per perfitime personale. Transmetimi i videos dhe zbardhja e bisedes ka karakter politik dhe u perdor per qellime politike. Ndersa organi i akuzes deshtoi ne zbardhjen plotesisht te bisedes se pretenduar me karakter te kunderligjshem. Hetimet e kryera nga organi i akuzes kane vuajtur nga njeanshmeria, armiku numer nje i drejtesise. Ne keto rrethana, ne zbatim te nenit 187 te Kodit te Procedures Penale, sendet e dorezuara "vullnetarisht" nga shtetasi Dritan Prifti, nuk kane vleren e proves materiale dhe, si te tilla, nuk mund te perdoren ne nje proces te rregullt ligjor. Qe veprimet e shtetasit Dritan Prifti ne kete histori nuk kane lidhje me drejtesine e tregon fakti se, megjithese e ka kryer filmimin e fshehte ne daten 1. 3. 2010, ai e dorezon materialin ne daten 11. 1. 2011, pas gati nje viti, dhe e con tek nje stacion televiziv, me qellimin e vetem per te bere shantazh politik, me pasoja ne zgjedhjet e radhes se vitit 2011. Nese do te ishte i interesuar per te bere drejtesi Dritan Prifti do ta conte menjehere materialin filmik ne organet kompetente per hetime. Perfaqesuesi i akuzes, ne mbeshtetje te nenit 208 te Kodit te Procedures Penale, ka sekuestruar, si prova materiale qe kane lidhje me vepren penale, dhe derguar per ekspertim disa CD ne te cilat eshte kopjuar materiali i videos se prodhuar fshehtazi nga shtetasi Dritan Prifti. Videoja e regjistruar nuk mund te perdoret si prove edhe per shkakun se gjate regjistrimit te saj jane shkelur kerkesat e parashikuara ne Seksionin IV me titull "Pergjimet" te Kodit te Procedures Penale. Per te mos abuzuar me veprimin procedural delikat te pergjimit, ligjvenesi ka parashikuar te gjitha procedurat qe duhet te zbatojne agjencite ligjzbatuese kur vendosin te perdorin si prove materiale rezultatet e pergjimeve. Cdo shmangie prej ketyre procedurave e ben te paperdorshem rezultatin e pergjimit nga agjencite ligjzbatuese. Ne nenin 226/1 te Kodit te Procedures Penale parashikohet qe "... rezultatet e pergjimit nuk mund te perdoren kur jane bere jashte rasteve te lejuara me ligj ose kur nuk jane respektuar dispozitat e ketij seksioni...". Keshtu, rezultatet e pergjimit, te realizuar nga shtetasi Dritan Prifti, kurrsesi nuk mund te perdoren si prove, sepse pergjimi nuk eshte bere sipas dispozitave ligjore perkatese. Ka disa vendime6 dhe praktika gjyqesore te konsoliduara te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte ku eshte arritur ne konkluzionin se rezultatet e pergjimit te kryer jashte parashikimeve ligjore kurrsesi nuk mund te perdoren per te provuar fajesine e pretenduar. Rezultatet e pergjimit mund te sherbejne si indicie, por ne asnje rast nuk marrin vleren e proves sipas parashikimeve te Kodit te Procedures Penale. Organi i akuzes nuk ka zbatuar ligjin ne administrimin, per llogari te procedimit penal nr. 1 te vitit 2011, e provave materiale te dorezuara nga deshmitari Dritan Prifti, e per pasoje keto prova materiale nuk mund te perdoren gjate ketij gjykimi. Pergjimi, i realizuar nga deshmitari Dritan Prifti, nuk eshte bere me qellim denoncimin e nje vepre penale. Pretendimi i mesiperm mbeshtetet ne faktet si me poshte vijon:
megjithese pergjimi u krye ne daten 1. 3. 2010, ai u ekspozua dhe u be objekt hetimi nga organi i akuzes pas nje viti; megjithese, sipas deshmitarit Dritan Prifti, pergjimi kishte te bente me korrupsion te mirefillte, ai nuk e denoncon ate ne organin e akuzes, por e vuri ne dispozicion te medias per shfaqje publike. Publikimi ne median televizive te materialit te filmuar fshehtazi ka cenuar rende lirine dhe reputacionin e te mbrojturit prej nesh, keshtu ai kurrsesi nuk mund te sherbeje si prove ne nje proces te rregullt ligjor.
Dritan Prifti, menjehere pasi realizoje videon e fshehte kishte detyrimin ligjor qe ta denonconte ate ne organet kompetente, sepse sikurse ai deklaron gjithandej ne te kishte permbajtje te elementeve te vepres penale te korrupsionit. Duke vepruar ne kete menyre ai ka konsumuar elementet e vepres penale te shperdorimit te detyres te parashikuar nga neni 248 i K. Penal.
IV. DEKLARIMET E SHTETASIT DREITAN PRIFTI NUK MUND TE PERDOREN PER SHKAK SE AI ESHTE I AKUZUAR NE NJE PROCES TE LIDHUR
Se fundi, por jo per nga rendesia, ne listen e provave organi i akuzes ka perfshire edhe shtetasin Dritan Prifti, si deshmitar ne kete procedim. Organi i akuzes, ne daten 11. 2. 2011, i ka kerkuar Kuvendit te Republikes se Shqiperise autorizim per ndjekje penale te deputetit Dritan Prifti. Ne faqen e dyte te kerkeses perfaqesuesi i akuzes shkruan se "... kjo video eshte e dates 11. 3. 2010 dhe ne te jane regjistruar dy persona, njeri nder te cilet eshte ish ministri i METE-s dhe deputeti i Kuvendit te Shqiperise, shtetasi Dritan Prifti dhe tjetri eshte ish zevendesministri i METE-s, shtetasi Leonard Veli Beqiri. Keta shtetas, sipas asaj qe evidentohet ne video, kane zhvilluar biseda per perfitime financiare te parregullta qe vijne nga ushtrimi i funksioneve te tyre publike, dhe ne nje moment shihet se ndajne mes tyre nje shume prej rreth 70 000 euro...". Kerkesa e mesiperme eshte bere ne kuader te procedimit penal nr. 2 te vitit 2011 te Prokurorise se Pergjithshme, nga ku ka rezultuar se, nga provat e administruara deri ne kete faze te hetimeve paraprake, ka te dhena te mjaftueshme qe cojne ne dyshime te arsyeshme se deputeti Dritan Prifti ka kryer vepren penale te korrupsionit pasiv te funksionareve te larte shteterore apo te zgjedhurve vendore, te kryer ne bashkepunim, parashikuar ne nenet 260 dhe 25 te Kodit Penal. Sikurse evidentohet ne faqen e pare te kerkeses per heqjen e imunitetit dhe dhenien e autorizimit per ndjekjen penale te Dritan Priftit, perfaqesuesi akuzes konfirmon se procedimi penal nr. 2 i vitit 2011 ne ngarkim te shtetasit Dritan Prifti ka rrjedhur nga procedimi penal nr. 1 i vitit 2011 ne ngarkim te Ilir Metes. Ashtu sikurse dihet boterisht videoja qe sherbeu si baze per fillimin e procedimit ne ngarkim te D Priftit eshte zbuluar gjate kryerjes se ekspertimit nga eksperti amerikan Glenn Bard per llogari te procedimit penal ne ngarkim te te mbrojturit prej nesh I.Meta. Kete lidhje e demonstrojne jo vetem mjetet e njejta per realizimin e pergjimit, por edhe nderthurja e ngjarjeve me njera-tjetren. Implikimin e Dritan Priftit ne kete procedim e demonstron edhe qendrimi i akuzes ne kete faze te procedimit. Me qellim ushtrimin e trysnise mbi shtetasin Dritan Prifti, procedimi penal ndaj tij eshte mbajtur pezull pa ju dhene zgjidhje ligjore. Kete e provon zvarritja e veprimeve hetimore. Per te gjitha keto arsye shtetasi Dritan Prifti ka papajtueshmeri me detyren e deshmitarit (deklaruesit). Ne nenin 156/2 te Kodit te Procedures Penale parashikohet se " nuk mund te pyeten si deshmitare. . . b. - te pandehurit ne nje procedim te lidhur ...", keshtu, ne baze te ketij neni, shtetasi Dritan Prifti nuk mund te jete deshmitar ne kete procedim te lidhur. Nga sa me siper, konkludohet se: Veprimet hetimore te kryera nga data 12. 1. 2011 deri ne daten 16. 2. 2011, jane te pa vlefshme sepse jane kryer ndaj nje deputeti te Kuvendit te Shqiperise, per te cilin akoma nuk ishte dhene autorizimi per ndjekje penale nga organi kompetent, Kuvendi i Shqiperise. Ky veprim vjen ne kundershtim me nenin 73/2 te Kushtetutes, nenet 288 dhe 289 te Kodit te Procedures Penale. Veprimet hetimore te kryera nga data 12. 4. 2011 deri ne daten 9. 5. 2011 jane te pa vlefshme sepse jane kryer jashte afateve ligjore, te parashikuara ne nenin 323/2 te Kodit te Procedures Penale. Aktet e ekspertimeve teknike te kryera ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne Britanine e Madhe jane te pa vlefshme sepse keto akte jane kerkuar te kryhen pa respektuar kerkesat e Konventes Evropiane per Ndihmen Juridike ne Fushen Penale, ratifikuar me ligjin nr. 8498, date 10. 6. 1999, te ligjit nr. 10193, date 3. 12. 2009 "Per marredheniet juridiksionale me autoritetet e huaja ne ceshtjet penale", dhe nenet 151/4, 179, 181 dhe 509 te Kodit te Procedures Penale.
Provat materiale te administruara nga organi i akuzes gjate fazes se hetimeve paraprake nuk jane origjinale e per pasoje nuk permbushin kerkesat e nenit 187 te Kodit te Procedures Penale dhe, sipas nenit 151/4 te ketij Kodi, jane te pa vlefshme dhe per rrjedhoje te paperdorshme. Videoja e regjistruar fshehtazi, e cila ka sherbyer si materiali baze per fillimin e procedimit penal, dhe argument ne mbeshtetje te akuzes gjate gjykimit, eshte e pa vlefshme sepse nuk dihet burimi I I prodhimit te saj dhe ne prodhimin e saj nuk jane respektuar kerkesat e ligjit qe rregullon pergjimet. Njekohesisht, nga shfaqja e saj ne median televizive, jane cenuar rende liria dhe reputacioni i shtetasit Ilir Meta. Ne zbatim te nenit 156/1, germa "b" te Kodit te Procedures Penale, deklarimet dhe deshmite e shtetasit Dritan Prifti nuk mund te perdoren gjate gjykimit te te mbrojturit prej nesh, Ilir Meta. Shkeljet e parashtruara me siper perbejne shkelje te neneve 34/2 dhe 42/1 te Kushtetutes se Shqiperise dhe te nenit 1 te Kodit te Procedures Penale qe garantojne se "... askush nuk mund te deklarohet fajtor mbi bazen e te dhenave te mbledhura ne menyre te paligjshme..." dhe "...liria, prona dhe te drejtat e njohura me Kushtetute dhe me ligj nuk mund te cenohen pa nje proces te rregullt ligjor...". Nuk duhet harruar se faza e hetimeve paraprake eshte pjese integrale e procesit ligjor, per pasoje shkeljet e konstatuara gjate kesaj faze jane me pasoje per fatin e procesit ligjor.
Nga sa me siper, dhe ne mbeshtetje te neneve 129, 151/4 dhe 387/1 te Kodit te Procedures Penale, kerkojme "...deklarimin si te pavlefshem dhe per pasoje te paperdorshem te te gjitha provave materiale dhe deklaruesit permendur me siper, dhe pushimin e gjykimit te procedimit penal nr. 1 te vitit 2011 per shkak se ndjekja penale nuk duhej te fillonte. . . "
AVOKATET MBROJTES K E R K U E S I
PETRIT SERJANI GEZIM VELESHNJA ILIR META