E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emrat e 201 ushtarakeve qe do t'u rillogaritet pensioni

Instituti i Sigurimeve Shoqerore publikon emrat e 201 ish-ushtarakeve qe iu eshte llogaritur perfitimi pas ardhjes se te dhenave nga dikasteret pergjegjese. Keshtu ka ardhur duke u zgjeruar edhe me tej, lista e pensioneve te lidhura per ish-ushtaraket. Gjate dites se djeshme, organet e sigurimeve shoqerore kane bere publike edhe listen me 201 emrat e rinj, te cileve u jane llogaritur perfitimet gjate javes qe lame pas. Bashkengjitur shkrimit do te gjeni te plote emrat e perfituesve te rinj, qe i perkasin kryeqytetit, Durresit,Vlores, Shkodres, Fierit dhe Elbasanit. Megjithate, drejtuesit e ketij institucioni bejne me dije se ky proces, duke filluar nga kjo jave pritet te pershpejtohet edhe me shume, duke qene se edhe dikasteret e tjera qe do t'i vijne ne ndihme Ministrise se Mbrojtjes per plotesimin e dokumentacioneve te kerkuara per perfituesit, do te fillojne te depozitojne dosjet prane sigurimeve shoqerore, ku behet dhe llogaritja. Kreu i Drejtorise se Perfitimeve prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Agron Ahmetaj, shprehet se tashme krahas perfitimeve te parakohshme per kategorite qe u ka lindur e drejta e pensionit duke filluar nga korriku i 2009-s, kane nisur llogaritjet edhe per kategorite e tjera te perfituesve, sic jane pensionet e pleqerise te para 1991. Deri me tani procesi ka ecur me ritme me te shpejta per perfitimet e parakohshme, ku pas mberritjes se dosjeve nga institucionet pergjegjese pothuajse ka shkuar drejt fundit lidhja e pensioneve per rreth 1500 personat te cileve u ka lindur e drejta e pensionit nga 1 korriku i 2009-s. Por krahas kesaj kategorie, tashme ka nisur puna edhe per pensionet e pleqerise te para 91-shit. S. Isaku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›