Mbrojtja e Dritan Dajtit
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, për të zhbllokuar procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, propozon organizimin e një shorti publik nga Dhoma e Kombëtare e Avokatisë në bashkëpunim me togat e zeza, për zgjedhjen e një avokati për mbrojtjen e të pandehurit.
Me anë të këtij shorti, sipas Gjykatës, të zgjedhjet një avokat nga lista prej 89 avokatëve dhe të bëhet marrëveshje me atë, për ofrimin e mbrojtjes ligjore për të pandehurin Dritan Dajti, i cili nuk paraqitet ne gjykim.
Ky propozim, i është dërguar Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj Dajtit vazhdon i bllokuar për mbi 8 muaj dhe asnjë mbrojtës ligjor që ndodhet në listën e Avokatëve të Tiranës, nuk merr përsipër mbrojtjen e të akuzuarit për vrasjen e 4 policëve në Durrës.