E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili takim me strukturat e LSI në Fier: Qarku do të ketë kryetarin legjitim

FIER- Nga Fieri gjatë një takimi me strukturat e LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se tashmë do të rivendoset në vendin e duhur pushteti vendor dhe qarku i Fierit do të ketë kryetarin legjitim. Në këtë mënyrë, - theksoi ai, 'iu japim përgjigjen e duhur veprimeve banditeske në Parlament'.

“Ne kemi ndërmarrë veprimin legjitim dhe politik për të rivendosur në vendin e duhur pushtetin vendor në Shqipëri. Dhe duke filluar pikërisht nga këtu ku jemi, në Fier, ku ekziston një problem i vjetër i mbartur që nga sot po punojmë intensivisht dhe ky problem do të zgjidhet. Do të ketë qarku i Fierit kryetarin e vet legjitim. Përfaqësues të shumicës, së majtë dhe elektoratit të majtë. Dhe në këtë mënyrë i japim veprimeve banditeske, antiligjore në Parlament, një përgjigjie politike ligjore me veprim të unifikuar politik, opozitar. Në këtë mënyrë Sali Berisha të tijët, kuptojnë që së bashku me qarkun e Fierit, Bashkinë e Tiranës dhe dhjetëra e dhjetëra Këshilla Bashkiak dhe Këshilla Qarku dhe Komunalë do të kuptojnë humbjen e tyre shumë ditë dhe javë, përpara datës 23 qershor”, tha Vasili.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›