E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane plagoset me pistolete biznesmeni Lulzim Koka

Hakmarrja ka qenë pista e parë e hetimit të policisë, për ngjarjen e ndodhur rreth orës 19:45 të mbrëmjes në tavolinat e verandës së një lokali në afërsi të Gardës në Tiranë.

Lulzim Koka, drejtor i një kompanie betoni e inertesh, sipas policisë në vitin 2000 ka humbur të vëllanë në një ngjarje me armë në Berat.

Zhvillimet që solli më pas kjo vrasje dhe mundësia e një hakmarrjeje në zinxhirin e ngjarjeve që pasuan, është pista kryesore ku janë fokusuar hetimet e skuadrës së zbulimit të krimeve ndaj jetës dhe shëndetit në policinë e Tiranës.

Policia raportoi për shoqërime, të personave që mund të kenë dijeni për rrethanat apo ngjarjen.

Të njëjtat burime nuk konfirmuan të kishte shoqërime konkrete në banesën e familjes që dyshohet se mund të ketë probleme hakmarrjeje me Kokën.

Në sitë kanë kaluar dhe konfliktet e mundshme për shkak të biznesit me kompanitë e ndërtimeve.

Dëshmia e dhënë nga gardisti i plagosur Rifat Rustemi, sipas policisë ka qenë mjaft e dobishme përsa i takon përshkrimit të autorit të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›