E Diel, 1 Nëntor 2026

Si t’i drejtojmë adoleshentët drejt marrëdhënieve të shëndetshme…

Si mund t’i ndihmojmë të rinjtë tanë të kuptojnë se kontrolli i personit që kanë në krah mbi aktivitetet dhe miqësitë e tyre është i padrejtë dhe i pashëndetshëm? Prindërit zakonisht shqetësohen kur të rinjtë e tyre bien në dashuri në shkollë të mesme. Ndoshta ata nuk duan që adoleshenti i tyre të bëhet serioz në një moshë kaq të re. Ndoshta ata nuk besojnë, nuk ndjehen rehat dhe ndoshta nuk e miratojnë dashurinë e vajzës apo djalit që ata kanë zgjedhur. Ndoshta ata dyshojnë se ndonjë keqtrajtim mund të ndodhë në lidhjen e tyre. Ndoshta ata frikësohen për gjasat e një përfshirjeje seksuale mes dy të rinjve. Sigurisht, ata mund të përpiqen të ndalojnë marrëdhëniet, por duke u bërë kundërshtarë, ata mund të intensifikojnë tërheqjen e të rinjve që ata janë duke u përpjekur të ndalojnë.
Në shumicën e rasteve prindërit rrisin ndikimin e tyre tek të rinjtë, duke e bërë një marrëdhënie të afërt, duke i mirëpritur në shtëpinë e tyre, duke i siguruar një përgjigje të ndjeshme, duke i dëgjuar kur marrëdhënia e tyre po kalon një fazë të vështirë dhe duke ua bërë të ditur se dëshirat e tyre seksuale mund të menaxhohen në një mënyrë të sigurtë, sepse tek shumë adoleshentë që janë në një raport dashuror, intimiteti seksual shihet si një afirmim i atij intimiteti emocional që çifti ndjen. Në përgjithësi besoj se është mirë për prindërit që ta konsiderojnë veten si mbështetës, në mënyrë që ta përjashtojnë mundësinë që të shihen si kundërshtarë.
Nëse jeni të shqetësuar se adoleshenti juaj është në një marrëdhënie abuzive ose kontrolluese, si prindër do ishte mirë të merrni parasysh këto 3 gjëra: mbështetje, inkurajim dhe monitorim.
Së pari, të mbështetni. Adoleshenti juaj është duke mësuar se si të përmbushë dëshirat e ligjshme pothuajse universale për një partner romantik. Të jenë të kujdesshëm për të shmangur viktima. Një adoleshent nuk mund të “fiksojë” partnerin e tij dhe të parashikojë në mënyrë perfekte se si një marrëdhënie do të përfundojë. Provoni duke thënë diçka si, “Marrëdhëniet mund të jenë të mrekullueshme dhe unë jam i kënaqur kur shoh të përfshiheni mjaftueshëm për të eksploruar, por është gjithashtu e rëndësishme që ju të jeni të lirë për të parë miqtë e tjerë dhe që t’ju trajtojnë me besim dhe respekt”. Së dyti, inkurajoni. Adoleshentët nuk janë të prirur për të “thënë vetëm ‘jo’”. Ky është një zhvillim normal për të “thënë vetëm ‘po’” gjatë adoleshencës. Ata e vënë theksin mbi “po”. Shumica e adoleshentëve duan që të jenë të fortë dhe të pavarur. Të mësuarit për t’u përballur me marrëdhëniet e këqija është pjesë e asaj, që herët a vonë, shumica prej nesh do të duhet të merren me një lloj marrëdhënie të “keqe”. Ndonjëherë adoleshentët dhe të rinjtë kanë nevojë që t’ju urojmë një ndarje të mirë. “Sepse ndarja dhe mënyra se si përfundon marrëdhënia mund të jetë përvojë e rëndësishme e jetës. Shumë adoleshentëve nuk u pëlqen ideja që ata mund të rriten si ‘të vjetër’ (si prindërit e tyre!) me një përvojë marrëdhëniesh të kufizuara. Përpiquni t’i orientoni drejt vetes së tyre në të ardhmen dhe drejt asaj që ata duan të jenë.
Së fundi, monitoroni. Prindërit ende mund të bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët në vitet e adoleshencës. Prindërit kontrollojnë pasuri të rëndësishme, të tilla si çelësat e makinave dhe të hollat. Përdorini levat tuaja. Hulumtimi i fundit sugjeron se prania e të rriturit mund të jetë mbrojtja më e mirë kundër dhunës në marrëdhënie dhe dhunës në ndonjë formë tjetër. Adoleshentët mund të dëshirojnë liri të plotë nga mbikëqyrja e të rriturve, por kjo nuk do të thotë që prindërit duhet t’ia japin atë. Herët ose vonë shumica e tyre do të vijnë të falenderojnë se prindërit e tyre ishin atje për ta në momentet më të rëndësishme dhe i lejuan ata të mësojnë e të veprojnë si të rritur.
Edhe pse prindërit nuk e presin mirë, në fakt janë një sërë elementësh të mirë që sjellin këto lidhje. Për shembull: duke qenë gjatë gjithë kohës bashkë, të dashuruarit mund të bëjë që ata të rrinë larg ngatërresave që lindin rreth e rrotull në shkollë. Apo mënyra e thellë e përkujdesjes ndaj njëri-tjetrit dallon nga ajo që mund të tregohet nga ajo që mund të jepet në takime rutinore. Kështu, duke trajtuar partnerin dhe dashurinë e tyre me ndjeshmëri dhe mirësi ata ndjejnë më shumë, madje kështu ata fitojnë përvoja për lidhjet e tjera që mund të kenë në të ardhmen.
Ndarja në një lidhje dashurie gjatë gjimnazit është në mënyrë specifike e dhimbshme për atë, i cili ndjehet më shumë i lënduar, i tradhtuar, braktisur ose refuzuar. Ndonjëherë përgjigja për të qenë brenda një lidhjeje dashurie duket sikur është e lidhur ngushtë më seksin.
Kështu që udhëzuesi për prindërit është që të marrin më seriozisht të rënit në dashuri dhe ndarjen e fëmijëve të tyre gjatë adoleshencës. Mos i braktisni ata në këtë moment. Nëse vajza ose djali juaj në gjimnaz bie në dashuri ose i jep fund një lidhjeje dashurie, atëherë duhet të jeni të vëmendshëm nëse shfaq ndonjë shenjë depresive apo agresiviteti. Ju duhet të inkurajoni të folurin mbi eksperiencat e dhimbshme. Në këtë mënyrë nuk ndodh akti shkatërrues dhe sigurohemi se ata janë duke lëvizur drejt ‘shërimit’, duke marrë edhe disa mësime të rëndësishme.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›