Mbrojtja e Lushtakut: Dëmi më i madh i një procesi

Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci, ka reaguar në lidhje me publikimin e fotografive të dëshmitarit të mbrojtur në rastin e “Grupit të Drenicës”.
“Fotografitë e dëshmitarit të mbrojtur të publikuara dje ne Skenderaj shkaktojne dëm të madh në procesin ndaj Grupit të Drenicës. Afishimi i fotografive të dëshmitarit të mbrojtur, është dëmi më i madh që mund t’i shkaktohet një procesi të drejtë dhe ligjor", ka deklaruar Koci për Indeksonline.
Ai tha se, Lushtaku është i interesuar për një proces të drejtë dhe ligjor dhe ky veprim është thike pas shpine për të.
"Në emër të z. Sami Lushtaku dhe familjes së tij, kërkojme nga organet kompetente që ky rast të hetohet dhe zbardhet", ka thënë mbrojtësi i Lushtakut.
Në Skenderaj dje gjatë ditës janë shpërndarë posterë me foto, në të cilët sulmohet J.B., dëshmitar i mbrojtur në rastet që lidhen me Sami Lushtakun./Indeksonline/