E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojnë mosmarrëveshjet rreth propozim-ligjit për abort

Organizatat joqeveritare që kundërshtojnë ndryshimet e reja në ligjin për abort, paralajmërojnë se nuk do të heqin dorë nga beteja për miratimin e një ligji të ri, i cili sipas tyre, do ‘u ofrojë grave lirinë e zgjedhjes. Dje në Komisionin parlamentar për shëndetësi ministri Nikolla Todorov pranoi një pjesë të amendamenteve. Në mesin e tyre edhe atë që, burri të jetë i pranishëm në komisionin e shkallës së parë, vetëm me kërkesë të gruas.

Nuk do të ketë as dispozita penale nëse gruaja nuk e informon partnerin e vet, nëse vendos të bëjë abort. Megjithatë, për Këshillin kombëtar për barazi gjinore këto ndryshime nuk janë të mjaftueshme. Nga ky këshill shprehen se nevojitet një ligj tërësisht i ri që do të miratohet me procedurë të rregullt, transmeton AlsatM

“Përmbajtja pas 40 vjetësh duhet të jetë në korrelacion me epokën e re, por edhe me popullatën që do të rritet. Popullata e cila në shekullin 21 ka tjetër vizion për jetën, botëkuptime dhe njohuri të tjera, mësime më të ndryshme sesa ato të ‘viteve 70 të shekullit të kaluar’, këtë duhet ta kuptojmë të gjithë dhe askush të mos e konsiderojë si ofendim”, deklaroi Savka Todorovska, Këshilli nacional për barabarësi gjinore

Kërkesë për tërheqjen e propozim-ligjit parashtruan 72 organizata, por ministri i Shëndetësisë nuk pranon. Pjesa më e madhe e tyre kërkojnë edhe vendosje të edukatës seksuale dhe kontraceptivëve në listën pozitive./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›