Mbrojtja e Matit Mediu Jo shfrytezim pa kriter

Shfrytëzimi pa kriter i lumenjve vazhdon të mbetet një problem shqetësues edhe pse Këshilli Kombëtar i Ujit ka vendosur mos lejimin e miratimit të lejeve të shfrytëzimit në lumenj. Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu gjatë inspektimit të shtratit të lumit mat ka kërkuar të bëhet një studim i ri mineralogjik dhe gjeologjik i lumenjve për të evituar shfrytëzimin e mëtejshëm të tyre , erozionin dhe mbi të gjitha përmbytjet.
"Kërkojmë që të bëhet një studim i ri mineralogjik dhe gjeologjik i këtyre lumenjve për të përcaktuar se ku ka mbushje për shkak të vetë fenomeneve që ndodhi në lumenj për të pasur shfrytëzime vetëm atje ku janë mbushje dhe nuk krijohen probleme të erozionit, apo probleme që mund të dëmtojnë edhe infrastrukturën, sic janë strukturat e urave, sidomos këtu që është e dukshme në lumin e Matit", tha Fatmir Mediu, ministër i MPAU.
Pas përfundimit të rrugës Durrës-Kukës, sipas Mediut është i patolerueshëm shfrytëzimi i mëtejshëm i shtratit të lumit Mat. "Këtu ka qenë një rrugë jashtëzakonisht e rëndësishme, rruga kombëtare që kemi ndërtuar, rruga Durrës- Kukës dhe një pjesë e këtyre inerteve janë shfrytëzuar për të. Por tashmë që kjo rrugë ka përfunduar, duhet të përfundojë dhe shfrytëzimi pa kriter i lumit të Matit i cili është tërësisht i patolerueshëm", tha Mediu.
Këshilli Kombëtar i Ujit sipas Mediut së shpejti mund të marrë një vendim që lumenjtë të shfrytëzohen vetëm për infrastrukturë publike, por duke ndjekur një politikë të caktuar. Gjithashtu Task-Forcat do të operojnë në të gjithë vendin duke koordinuar punën e të gjitha strukturave për të mirëmenaxhuar situatën në terren.
Lindita Kokaj