E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uje pa nderprerje Dollapi Tirana nuk do te vuaje me

Tirana nuk do të ketë mungesa me furnizimin me ujë të pijshëm, për sezonin veror. Kreu i ujësjellësit, Sahit Dollapi e ka bërë këtë premtim në ditën botërore të ujit, gjatë një aktiviteti sensibilizues, për shfrytëzimin si duhet të tij nga banorët e kryeqytetit.

"Tirana ka më shumë se cdo herë ujë dhe gjithmonë do shkojë duke u stabilizuar dhe duke marr përfundimisht trajtën e një qyteti europian dhe për furnizimin. Nuk ka pasur mungesa të ujit as verën e kaluar, dhe kjo verë do ketë përmirësime akoma më të mëdha", tha Sahit Dollapi, drejtor i ujesjellësit të Tiranës.

Drejtori i ujësjellësit ka deklaruar ndërkohe se edhe në ato zona ku ka patur mungese të ujit, tashme ato furnizohen rregullisht. Rasti më i fundit, ishte ai i Unazës së Madhe, ku banoret e kësaj zone per muaj me radhe nuk furnizoheshin me ujë të pijshem. Pas protestash disa ditore qytetarëve të kësaj zone iu rikthye uji, si pasoje e lidhjeve të kontratave me ndërmarrjen.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›