E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Pacolli vizite ne Kruje e Lezhe

Nderimet per heroin historik kombetar gjergj kastriot Skenderbeu si dhe monumentet e trashegimise kulturore e shqiperterore te shqiptareve kane qene nje pjese e rendesishme e axhendes se  presidentit te  Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli ne ditën e dytë të qëndrimit në Shqipëri. Pacolli ka bujtur ne Kruje dhe ne Lezha  i shoqëruar edhe nga zoti Rezart Taci, presidenti i grupit Taci Oil. Ata kane pershkruar ne kembe pazarin e njohur të Krujës, duke shfaqur interes per objektet e vecantat te tij.
 
Më pas një guidë kulturore dhe historike në Muzuen e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Nga maja e këtij muzeu presidenti i Kosovës shijoi edhe pamjen e mrekullueshme të këtij vendi. Ai i kushtoi edhe një vëmendje të veçantë edhe muzeut etnografik të zonës, ndërsa u shpreh krenar për këto vlera kombëtare.

"Sado qoftë punë në ruajtjen e kësaj pjese, këtij muzeut, kësaj kështjelle ku ne kemi mundësi të rikujtojmë të kaluarën tonë, por njëkohësisht të shohim se shqiptarët janë një popull i qytetëruar qysh moti", u shpreh Behgjet Pacolli, President i republikës së Kosovës.

Pas Krujës, zoti Pacolli u rikthye në qytetin e Lezhës ku prej nëntorit mban titullin “Qyetar Nderi”. Në qëndër të qytetit u prit me këngë e valle të krahinës, ndërsa në varrin e heroit tonë kombëtar i’i rezervua një ceremoni e vecantë nga kryebashkiaku dhe qytetarë të Lezhës. Presidenti i Kosovës u përul dhe  vendosi një kurorë me lule në emër të të gjithë kosovarëve në mauzoleumin e Skënderbeut.

Presidenti Kosovar falënderoi Lezhën për nderin dhe velrësimine veçantë ndaj tij dhe e ciulësoi këtë vizitë një dhuratë simbolike që nuk do të ndalet këtu. Ai premtoi bashkëpunim ekonomik e kulturor midis qytetit bregdetar dhe Kosovës.

"Sot u ktheva si president i Republikës së Kosovës, në qytetin që më nderoi. Gjendemi para varrit të heroit tonë kombëtar e këtu po e lë me ju pak energji, në mënyrë që sa më parë të kthehem këtu. Unë do të jem promovues shumë i madh i idesë që shumë shpejt Lezha të ketë dhe një partner tjetër, një qytet me të cilin do të ketë ndërlidhje. Do të bëjmë një binjakëzim në Kosovë dhe tradita duhet të vazhdojë", tha Pacolli. Duke premtuar se do të rikthehet  Behgjet Pacolli mbylli vizitën e tij të parë si president i shtetit të Kosovës brenda kufijëve zyrtar të Shqipërisë.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›