Sulltan Novruzi politika uron ne kryegjyshate

Besimtarët bektashinj kanë festuar sot ditën e Sulltan Novruzit. Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve ceremontë festive nisën që herët këtë mëngjes dhe vec besimtarëve pjesë e urimeve janë bërë edhe politikanët më të lartë të shtetit.
"Unë uroj që kjo ditë të jetë e bekuar për të gjithë shqiptarët, sikurse vjen mesazhi nga feja për harmoni, për komunikim njerëzor këtë parim dhe këtë tipar themelor të humanizmit duhet ta kenë të gjithë", uroi presidenti Topi.
"Gjithë shqiptarët festojnë, në mënyrë të vecantë të gjithë ata që kanë lindur në 22 mars, të rinj dhe të reja që kanë lindur në liri, që ka funksionuar, duke e bërë vendin tonë të lirë", tha zonja Topalli.
"Urimet më të përzemërta bektashinjve shqiptare në ditën e sulltan Novruzit. Ditë shprese, ditë besimi, mirësie dhe mirëkuptimi. Dua të shpreh gjithashtu nderimin tim më të thellë për bektashinjtë shqiptarë të cilët kanë shkrirë në një vlerat hyjnore, njerëzore dhe atdhetare", u shpreh kryeministri Berisha.
"Dëshiroj ti uroj t gjithve shëndet, mbarësi dhe të uroj në rradhë të parë për ata që janë në vështirësi, për ata që kanë njerëz të sëmurë në shtëpi, për ata që kanë pafuqi për të përballuar jetën për shkak të papunësisë, varfërisë, 1001 halleve", u shpreh kryesocialisti Rama.
"Të gjithë besimtarëve bektashinj në këtë ditë feste të sulltan Novruzit, dua ti uroj nga zemra gëzuar, shëndet, mbarësi e gëzim në shpirtrat e tyre, në familjet e tyre, në jetët e tyre", tha Lulëzim Basha.
Edlira Sulejmani