Rrezohen barrierat presidenti Pacolli me biznesmenet

Prodhimet, mallrat, njerëzit dhe ekonomitë e Kosovës e Shqipërisë nuk duhet të pengohen nga asnjë barrierë. Me këtë mesazh, presidenti i Republikës së Kosovës ka ftuar të gjithë biznesmenët shqiptarë që të bëhen pjesë e nismës që do të ndërmerret së shpejti. Gjatë forumit të biznesit Kosovë - Shqipëri, presidenti Pacolli shprehu gadishmërinë e tij të plotë për lëvizjen e lirë të mallrave. “Humbjet e dy shtetev nga heqja e taksave doganore do të jenë të parëndësishme kundrejt përfitimeve të ekonomive dhe biznesve tona” tha presidenti Pacolli.
• Presidenti Pacolli vizitë në Krujë e Lezhë
"Në kthimin tim do të inicioj idenë dhe do të mbështesë idene që sa më shpejt barrierat doganore të hiqen dhe të kemi një lëvizje të lirë të njerëzve dhe të mallrave. Do të insistoj që këto kolona mos të ekzistojnë më, që nga Prishtina të mos ketë nevojë të ndalesh e të vish në Tiranë", tha Behgjet Pacolli, presidenti i Republikës së Kosovës.
Nisur nga eksperiencat e tij si njeri i sukseshsëm në biznes, Presidenti Pacolli tha se shuëm shpejt do të konkretizohet përcaktimi i datave për forume biznesi mes dy shteteve.
"Ju lutem të cakton axhendat tuaja të takimeve, forumeve të ndryshme, asosacioneve të ndryshme, odave ekonomike në mënyrë që të shkojmë drejt hapësirës së gjerë për të qenë dhe unë ajutant", tha Pacolli.
Në forumin e biznesit, sipërmarës në sektorë të ndryshëm i kanë drejtuar pyetje presidentit Pacolli. Në fjalën dhe përgjigjet e tij, kreu i shtetit të Kosovës premtoi ndihmën e tij dhe për unifikimin e ligjeve, sistemit arsimor dhe literaturës akademike. Gjatë pjesës më të madhe të kohës në vizitën e tij në Tiranë, Presidenti kosovar është shoqëruar nga biznesmenë të dëgjuar të Shqipërisë dhe Kosovës.
Florian Papadhimitri Azhornuar së fundi ( e martë , 22 mars 2011 )