Vasili: Domosdoshmëri kontrolli intensiv
22/07/2009 Gripi i derrave
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbështetur të gjitha masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë si dhe grupi ministror i drejtuar nga Kryeministri sa i takon gripit të derrave. Kështu, duke iu referuar pikërisht situatës me të cilën mund të përballet vendi ynë lidhur me këtë virus, përfaqësuesit e kësaj partie, veç vlerësimeve që japin për masa e marra nga institucionet përkatëse, nuk vonojnë të propozojnë dhe disa masa shtesë, me qëllim që vendi ynë të mos preket prej këtij virusi, apo të mundësohet mospërhapja e tij në rast se Shqipëria do të jetë vendi i radhës, ku do të stacionohet gripi i derrave. “Shqipëria kalon një situatë të veçantë dhe të rëndësishme lidhur me përhapjen e gripit të derrave edhe në vendin tonë. Ne mbështesim të gjitha masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë si dhe grupi ministror i drejtuar nga Kryeministri. Situata kërkon një vëmendje të veçantë kryesisht lidhur me një kontroll akoma më intensiv, veçanërisht me kontrollin në pikat kufitare, ato ajrore dhe ato detare”, - u shpreh gjatë një konference për shtyp sekretari i përgjithshëm Petrit Vasili. Sipas tij, media duhet të jetë më e kujdesshme se asnjëherë dhe do të ishte e udhës të punonte sa më shumë me informacione të karakterit zyrtar. “Do të duhet edhe intensifikim akoma më i madh i promocionit dhe format e komunikimit mediatik, sepse sot qytetarët kanë këtë mundësi kryesore. Shërbimi shëndetësor veçanërisht duhet të jetë në gatishmëri të plotë, veçanërisht ai parësor, i cili komunikon me një numër të madh qytetarësh, si dhe duhet të komunikojmë me të gjitha familjet që kanë nën mbulim për të informuar gjerësisht ata”, - deklaroi Vasili.