E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e monedhës euro

26-07-2012 / Nga Ilirian Dahri

Në të gjitha takimet e niveleve të ulëta dhe larta në Bashkimin Europian tema e ditës është monedha e përbashkët e Bashkimit Europian, euro. Kërkohet nga të gjitha palët që euro mos të rrezikojë dhe mos të shkojë drejt dështimit sepse dëmi do të ishte i pallogaritshëm si nga ana ekonomike po aq edhe nga ajo politike. Ndërkaq nëse presioni i tregjeve do të kërcënonte mbijetesën e monedhës së përbashkët euro atëherë edhe Banka Qendrore Europiane do të ndërhynte në mënyrë të shpejtë. Janë skenare të mundshëm të ndërhyrjes së Bankës Qëndrore Europiane e cila mund të stabilizonte një situatë që sipas shumë analistëve po kalon nivelin e alarmit të verës së kaluar dhe të nëntorit të viti 2011. Natyrisht për të folur për të gjitha këto takimi më i afërt  bankierëve europianë do të jetë këshilli që do të zhvillohet në Frankfurt në muajin gusht. Ndërkaq presidenti i Bankës Qëndrore Europiane, Mario Dragi i cili në të kaluarën ka dhënë edhe këshilla të shpeshta telefonike mbi krizën, ka rikujtuar në ditët e kaluara se: “Ruajtja e euros është pjesë e mandatit tonë” duke mënjanuar ndërkaq idenë se Eurotower mund të zgjidhë problemet financiare të vendeve europiane. Në të njëjtën kohë aktualisht nuk mund të flitet më për shpëtim të një vendi të caktuar të eurozonës por për mbijetesën e vetë euros. Prej kohësh Banka Qëndrore Europiane dhe presidenti i saj Mario Dragi kanë qenë në linjën e parë të mbrojtjes të monedhës së përbashkët europiane euro ndoshta sepse institucionet e tjera europiane nuk kanë ndërhyrë shpejt për të kryer diçka të tillë. Natyrisht në këshill presidenti Dragi mbështetet nga një shumicë e gjërë e gatshme në të njëjtën kohë  për të ndërhyrë ndërsa opozita mund të konsiderohet në fillim që të jetë Bundesbank-u, pa lënë mënjanë bankat qëndrore hollandeze, atë të Luksemburgut, të Finlandës dhe atë austriake. Kundërshtia gjemane ka të bëjë me çdo lloj ndërhyrje në defiçitin publik gjithsesi duke dashur të respektojnë traktaktin  europain të cilën e mbështet edhe Mario Dragi. Bundesbank kërkon një stabilitet të çmimeve të Bankës Qëndrore Europaine. Për presidentin e Bankës Qëndrore Europiane rruga më e mirë është ajo e vendosjes të reformave me anë të shumicës pra që të gjitha palët të jenë dakord. Sepse flitet se në Bankën Qëndrore Europiane vendimet janë shumë të hapura dhe nuk ekzistojnë tabu. Nga ana tjetër presidenti ka dëshmuar se është i zoti në inovacion ka qenë pikërisht ai që ka zgjatur operacioent financiare të sistemit bankar duke zgjeruar kolateralin dhe duke punuar bindshëm me taksat e interesit. Por ndërkaq nëse ka presion nga tregjet, jo i pakët është edhe presioni që vjen nga qeveritë e ndryshme të vendeve të Bashkimit Europian. Ka shumë përfaqësue të qeverisë spanjolle, por është shtuar edhe ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius, i cili ka treguar se ekzistojnë dy rrugë për zgjidhjen e menjëhershme të krizës. E para ka lidhje me burimet e fondit të shpëtimit të shteteve dhe e dyta që ka të bëjë me ndërhyrjen e Bankës Qëndrore Europiane. Edhe institucionet e tjera ndërkombëtare janë të bindura se duhet ndërhyrja e Bankës Qëndrore Europiane. Angel Gurria ka nënvizuar se “Europa duhet të lëvizë të gjitha institucionet e saj që ka në disponon, dhe sidomos Bankën Qëdrore Europaine”. Duket se problemet më të mprehta i kanë dy vendet e Bashkimit Europian, Spanja dhe Italia. Gjithsesi italianët nuk janë dakord në këtë pikë madje presidenti i Konfindustrisë italiane, Xhorxho Skuinci ka dashur të theksojë se: Italia është më e fortë se Spanja duke theksuar më tej se Italia është më kompetitive dhe nuk ka probleme themelore siç mund të kenë spanjollët. “Italia mund të fillojë të ecë drejt rritjes ekonomike vetëm duke investuar tek kërkimi” – ka shtuar Skuinci për të vazhduar se: “Jemi duke luftuar në mënyrë që firmat tona  mos t ë penalizohen. Disponueshmëria e fondeve publike është thuajse zero, është e vështirë të kërkohen fonde, por gjithsesi duhet të luftojmë. Detyra jonë është që të vazhdojmë të investojmë në kërkimin e rrugëve të reja”. “Situata  është shumë e komplikuar dhe kemi nevojë për një bashkim forcash, ndodhemi  mbi të njëjtën  varkë, në një det me stuhi dhe duhet të vozitim në të njëjtin drejtim” – është shprehur presidenti i konfindustrisë italiane Xhorxho Skuinci pasi është pyetur për qeverinë italiane dhe për klimën politike aktuale në vendin fqinj të Italisë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›