E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e monumenteve, projekti I BE: Të zgjidhet pronësia

Rijetëzimi i qyteteve historike të Gjirokastrës dhe Beratit ka bashkuar në një organizatë të vetmet shoqata për mbrotjen e monumenteve të kulturës të cilat në sajë të një programi të përbashkët do synojnë futjen në përdorim, jetësor të ndërtesave të restauruara të këtyre qyeteteve.
 

Projekti “revato” i financuar nga BE, sipas drejtorit të organziatës për zhvillimin e Gjirokastrës Sadi Petrela synon të zgjidhë një nga problemet më kryesore të dy qyteteve historike, pronësinë e banesave që janë shpallur monument kulture.

Gjirokastra ka rreth 600 shtëpi muze ndërsa qyteti i Beratit 400 të tilla, por pjesa më e madhe e tyre i janë nënshtruar një restaurimi të pjesshëm, duke sjellë nevojën e ndërhyrjeve të herëparsherhme në to, çka në jo pak raste ka dëmtuar vlerat historike që mbartin këto banesa.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›