Vëllai i shoferit të autobuzit: S`ishte faji i tij por i mjetit

Ndërsa familja vazhdon të presë e përcjellë miq e të afërm për ngushëllime, vëllai i Pëllumb Çelës, drejtuesit të autobusit që ra në greminë ka hedhur poshtë përfundimin e policisë mbi shkaqet e aksidentit në Himarë.
Ai thotë se i vëllai, i cili mbeti viktimë bashkë me 12 të tjerë nuk është fajtor, por autobusi që ai drejtonte ishte shumë i vjetër dhe sipas tij kishte probleme në sistemin e frenimit. Ai kërkon një hetim më të specializuar, duke marrë parasysh edhe infrastrukturën rrugore ku ndodhi tragjedia. “Shoferi u tregua hero duke shkuar i sigurtë drejt vdekjes pasi i kishte mundësitë për tu hedhur vetë” theksoi ai.
Në aksidentin e Himarës mbetën të vdekur 13 persona, ndërsa 25 studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan u plagosën rëndë. Autobusi po shkonte në Sarandë për një ekspeditë mësimore.