E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket 17-vjeçarja, babai : Është rrëmbyer

Zhduket prej 4 ditësh pa lënë gjurmë një 17-vjeçare nga fshati Vilëz i rrethit të Tiranës.

Babai i Nazime Visha e denoncon këtë rast në media, i cili dyshon se është rrëmbyer nga një mik i famijes së tyre. I përlotur, babai i 17-vjeçares kërkon që vajza e tij të paktën të gjendet e gjallë.
 

Ai thotë se vajza mund të jetë rrëmbyer në momentin kur ishte në shtëpi vetëm me dy fëmijë të vegjël. Kërkimet nga policia vijojnë prej disa ditësh ndërsa bëhet me dije se vajza në momentin kur është zhdukur kishte të veshur një palë xhinse dhe një triko të kuqe.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›