E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhorxh Micell i derguari i Presidentit Obama per Lindjen e Mesme jep doreheqjen

Presidenti amerikan Barak Obama ka njoftuar doreheqjen e te derguarit te tij per Lindjen e Mesme Xhorxh Micell i cili ka punuar per me shume se dy vjet per te arritur nje marreveshje paqeje mes izraeliteve dhe palestinezeve. Ne nje deklarate dje Presidenti Obama thote se zoti Micell mori mbi vete nje pune shume te veshtire dhe i kushtoi ore te panumerta per te cuar perpara interesat e Amerikes dhe kauzen e paqes. Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara mbeten te perkushtuara ndaj misionit te Senatorit Xhorxh Micell per te arritur paqe ne rajon.

Ish-senatori amerikan Xhorxh Micell i njohur nder te tjera per rolin e tij ne ndermjetesimin e marreveshjeve te paqes ne Irlanden e Veriut ishte i emeruari i pare i Presidentit Obama ne janar 2009.

Ne nje leter te shkurter ne adrese te presidentit te publikuar nga Shtepia e Bardhe ai ve ne dukje se gjithmone e kishte pasur ne plan ta kryente kete rol vetem per 2 vjet duke shtuar se mbeshteste fort vizionin e Presidentit Obama per paqe te pergjithshme ne Lindjen e Mesme.


Ne nje deklarate me shkrim presidenti Obama lavderonte zotin Micell si nje veprimtar i palodhur per paqe dhe thoshte se angazhimi i tij i thelle per zgjidhjen e konfliktit dhe forcimin e demokracise kane kontribuuar shume ne perpjekjet per objektivin qe dy shtete te ekzitojne prane njeri-tjetrit ne paqe dhe siguri.


Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara mbeten te angazhuara ndaj paqes ne Lindjen e Mesme dhe perparimit bazuar mbi punen e zotit Micell per te arritur ate synim. Presidenti tha se Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton i kishte kerkuar zevendes te derguarit per Lindjen e Mesme Dejvid Hejl te sherbente si ndermjetesues ne detyre.

Shtepia e Bardhe publikoi gjithashtu deklaraten e Sekretares Klinton ku vleresohej zoti Micell qe kishte marre mbi vete sfida te veshtira dhe thuhej se Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne angazhimet e tij per te arritur nje paqe te pergjithshme ne Lindjen e Mesme.

Pas nje prezantimi te bujshem te misionit te tij vitin e kaluar presidenti Obama dhe zoti Micell kishin ndeshur ne nje realitet tensionues si rezultat i mungeses se perparimit. Izraelitet dhe palestinezet zhvilluan per pak kohe negociata te drejtperdrejta por keto bisedime u nderprene pas perplasjeve lidhur me ngritjen e vendbanimeve hebraike ne Jeruzalemin lindor.


Doreheqja e zotit Micell ndodh nje jave para se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu te vizitoje Uashingtonin. Ai do te takohet me Presidentin Obama te premten e ardhshme dhe do te mbaje nje fjalim para Kongresit po gjate kesaj vizite.


Vazhdojne spekulimet nese zoti Netanjahu do ta shfrytezoje fjalimin drejtuar ligjvenesve amerikane per te paraqitur ndonje propozim te ri te rendesishem per ringjalljen e bisedimeve te paqes me palestinezet.


Media izraelite dhe grupe te tjera mediatike kane thene se gjasat per nje propozim te tille jane me te pakta qe pas marreveshjes se ripajtimit mes Autoritetit Palestinez dhe Hamasit.


Presidenti Obama do te takohet te marten e ardhshme me nje tjeter figure te rendesishme ne perpjekjet per paqe ne Lindjen e Mesme Mbretin Abdullah te Jordanise.

Te enjten presidenti do te mbaje nje fjalim te rendesishem lidhur me Lindjen e Mesme dhe kryengritjet popullore qe perfshine rajonin me thirrjet per ndryshime politike si dhe reagimin e ashper te autoriteteve ne vende si Siria dhe Jemeni.

Fjalimi i zotit Obama do te mbahet nga Departamenti i Shtetit nje dite para bisedimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

Nuk ka pasur komente nga Shtepia e Bardhe lidhur me ato qe do te thote Presidenti Obama ne fjalimin e tij mbi perpjekjet per paqe mes izrealiteve dhe palestinezeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›