"Mbrojtja ne GJND me fakte historike"
Ekspertet ligjore ne Prishtine thone se ekzistojne shume fakte historike, juridike dhe politike, me te cilat Kosova do te deshmoje ligjshmerine e pavaresise se saj ne Gjykaten e Hages. Eksperti kosovar, Avdullah Robaj, pohon se ne kete rast Kosova duhet te shfrytezoje te gjitha faktet, si ato politike, historike dhe juridike. "Vetem po permend disa nga shume faktet qe Kosova i ka; fillimisht aspekti historik qe nga viti 1913, Konferenca e Ambasadoreve ne Londer, pastaj Konferenca e Paqes ne Paris 1919, Konferenca e Bujanit, kur Kosova e gezonte te drejten qe t'i bashkohej Shqiperise", tha Robaj. Sipas tij, te gjitha keto deri te Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, jane fakte historike per deklarimin politik te popullit te Kosoves. Pra, keto jane fakte qe juristi kosovar mendon se nuk mund te mohohen. Eksperti Robaj thote se vec argumenteve te historise, Kosova duhet patjeter te perdore si argument edhe parimin e se drejtes per vetevendosje. "Kur ia shtojme edhe aspektin tjeter te luftes se fundit te UCK-se dhe te popullit te Kosoves, me asnje element Serbia nuk ka te drejte. Duke pasur parasysh tani edhe ekspertin Majkell Vud, e besoj qe edhe eksperte te tjere do te rreshtohen, konsideroj se Serbia do te marre goditje", tha Robaj. Ai mendon se ka mjaft fakte e prova dhe duhet te parashtrohen ne menyren me te mire dhe me te drejte. Nga ana tjeter, edhe juristi Riza Smaka konsideron se perfaqesuesit e Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage duhet t'i permendin te gjitha faktet historike te Kosoves, per te deshmuar, sic tha ai, se pavaresine kosovaret e kane merituar edhe me heret. "Politika shteterore anti-civilizuese, anti-shqiptare, masakrimet qe i kane bere, krimet e luftes qe i kane bere serbet ne popullin shqiptar dhe rreth Kosoves, do te duhej te ishin ne sfond", tha Smaka. Pastaj, sipas tij, me doemos lufta e popullit shqiptar kunder okupatorit serb, e cila asnjehere nuk ka pushuar; vecanerisht nis nga Jugosllavia e dyte, Deklarata Kushtetuese, me pastaj aprovomini i Kushtetutes se Republikes se Kosoves ne Kacanik, referendumi, lufta e armatosur, te gjitha keto jane relevante. Ai mendon se krahas argumenteve juridike dhe atyre politike, ato historike jane shume te rendesishme. "Keto jane fakte qe tregojne se Serbia eshte e diskualifikuar dhe e diskredituar, edhe sikunder ta kishte pasur Kosoven pjese te territorit te vet", tha Smaka. Sipas tij, Serbia thirret ne komponentin historik pa te drejte, sepse iliret me mijera vjet e kane mbajtur Kosoven, me pastaj romaket mbi nje mije vjet, serbet 2 shekuj, turqit pese shekuj, qe do te thote se sipas dimensionit historik, keta kane me se paku te drejte. Kosova ka kerkuar nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise qe te kete status te barabarte me Serbine, para se ajo te vendose mbi ligjshmerine e pavaresise se Kosoves. Eksperti britanik, Majkell Vud, eshte perzgjedhur nga institucionet e Kosoves, per t'i prire ekipit ligjor kosovar para Gjykates Nderkombetare, ku pritet te shqyrtohet ceshtja e vlefshmerise se pavaresise se Kosoves.