"Mbrojtje, jo vetem serbeve, por dhe shqiptareve"
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hup Shefer, mberriti dje ne Kosove, ku denoi fuqishem aktin e Mitrovices, ku u pushtua nga huligane serbe gjykata rajonale. Shefer pati takime me Presidentin Sejdiu, Kryeministrin Thaci, shefin e UNMIK-ut, Ruker, komandantin e KFOR-it, de Marnak, si dhe me udheheqesit e misionit EULEX. Kreu i NATO-s tha se 16 mije pjesetaret e KFOR-it ndodhen ne Kosove per te mbrojtur shumicen shqiptare dhe pakicen serbe dhe per te garantuar sigurine dhe stabilitetin. Ai dha edhe nje mesash per Beogradin: "Nuk kam asnje dyshim se e ardhmja afatgjate e Serbise shtrihet ne integrimin euroatlantik. Ne duhet t'i bejme te qarte Beogradit dhe popullit te Serbise se nuk kane te ardhme te qendrueshme ne perqafimin e nacionalizmit".