Dhuna, pasoje e konfuzionit mbi kompetencat
Serbet ne veriun e Mitrovices po tentojne te mos lejojne asnje lloj pushteti civil ne kete pjese dhe hyrja me dhune e disa serbeve ne gjykate, eshte tentim i Serbise qe te shtrije sovranitetin ne territorin e Kosoves, thone analistet. Hyrja me dhune e serbeve ne ndertesen e Gjykates Komunale dhe te Qarkut ne Mitrovice, si dhe acarimi i situates se sigurise atje, eshte pasoje e mosdefinimit te kompetencave mbi sigurine ne mes te UNMIK-ut, EULEX-it dhe Qeverise se Kosoves. Keshtu vleresojne ekspertet e sigurise dhe analistet ne Kosove. Blerim Kuci, ekspert per siguri, thote se ngjarjet e djeshme ne Mitrovice jane pjese e planeve te veprimit te serbeve per destabilizimin e shtetit te Kosoves dhe ndarjen e nje pjese te saj. "Per serbet eshte me rendesi shume te madhe qe mos te kete asnje lloj pushteti civil ne ate pjese, te mos jete as UNMIK-u, as EULEX-i, e as institucionet tona. Atyre nuk u ben problem ceshtja e prezences se KFOR-it, sepse KFOR-i ne fakt eshte NATO dhe NATO ka edhe ne Gjermani, ne Itali dhe ne shume vende te botes. Ata po duan te na sjellin para nje argumenti te kryer, ne kuptimin e asaj se toka eshte e atij qe ka pushtet", thote Kuci.
Nderkaq, analisti Driton Lajci, thote se ngjarjet ne Mitrovice jane konflikt brenda nje territori, qe vijne si pasoje e gares per pushtet ne mes te UNMIK-ut, EULEX-it, Qeverise se Kosoves dhe Qeverise se Serbise. "Kjo eshte si pasoje e marreveshjes politike, duke filluar qe nga Keshilli i Sigurimit. Kjo mosmarreveshje eshte duke reflektuar ne terrenin e Kosoves. Prandaj, serbet jane duke u perpjekur qe ta shtrijne territorin e vet, ta shtrijne autoritetin e vet ne territorin e Kosoves, ta shtrijne sovranitetin e vet ne territorin e Kosoves, duke bere keta hapa, sic ka ndodhur ne rastin e djeshem. Qeveria e Kosoves, Misioni i Kombeve te Bashkuara, duhet te ndermarrin masat e nevojshme adekuate per ta rikthyer autoritetin e vet ne veriun e Mitrovices", tha Lajci. Edhe Kuci shpreh mendimin se institucionet nderkombetare dhe vendore ne Kosove duhet te ndermarrin veprime energjike per rikthimin e situates ne rrjedha normale. "Une mendoj se duhet te jene me energjike ne kalimin e kompetencave prej UNMIK-ut ne institucionet tona. E para, ne kemi pasur nje marreveshje te dikurshme, qe kompetencat e UNMIK-ut te kalojne ne institucionet tona e pastaj ne EULEX. Ky proces duhet te kalohet me shpejt, ne menyre qe te dihet sakte se e kujt eshte pergjegjesia. UNMIK-u eshte ne bartje, ne transferim. Ka deshire te kaloje pa probleme dhe kete vakuum, serbet perpiqen ta shfrytezojne sa me mire. Do te thote, nevojitet qe sa me shpejt te barten kompetencat tek EULEX-i dhe ajo te implementoje mandatin qe ka", tha Kuci.
Sakaq Lajci parashikon se ngjarjet ne Mitrovice do ta tensionojne edhe me tej veriun e Mitrovices. E gjitha kjo sikunder pohon, me tendence qe Kosoven ta paraqesin si shtet jofunksional, si dhe duke krijuar situata te pakendshme per faktoret relevante ne Kosove. "Qellimi tendencioz i Serbise ne kete rast eshte qe ta paraqese Kosoven si shtet jofunksional dhe te pengoje njohjen e metejme te shteteve, te cilat kane planifikuar qe ta njohin Kosoven si shtet te pavarur dhe sovran. Forcat e sigurise, filluar nga KFOR-i, duhet t'i perdorin te gjitha mjetet e nevojshme, duke filluar prej negociatave ne radhe te pare. Nese shteren te gjitha mundesite demokratike dhe paqesore, atehere duhet t'i ndermarrin masat e nevojshme qe ta mbrojne popullaten e veriut te Mitrovices", evidentoi Lajci.