E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania: Një Princ Vid për të qeverisur Greqinë

Gjermania hedh një tjetër propozim shokues për Greqinë, e cila po përjeton agoninë e saj financiare dramatike. Versioni gjerman i Financial Times, shkruante në numrin e të shtunës se Gjermania kërkon që Greqia të heqë dorë nga sovraniteti në politikën fiskale dhe tia besojë një komisioneri europian, në mënyrë që të përfitojë një plan të dytë financiar shpëtimi.
Ky komisioner do te caktohet nga ministrat e Financave te Eurogrupit dhe mund të këtë të drejtën e vetos mbi vendimet e qeverise greke. Sipas burimeve qeveritare gjermane, që kanë kërkuar te ngelen anonime, sipas reviztës, kërkesa është hedhur për diskutim edhe ne samitin e vendeve të eurozonës
Gazeta britanike shkruan gjithashtu se zyrtarët europianë, në diskutimet e tyre e konsiderojnë tepër të vogël progresin në reformat e sektorit publik që ka ndërmarrë deri tani qeveria greke, e drejtuar prej dy muajsh nga teknokrati Papadhimos. Gazeta vëren se nëse ky propozim miratohet, atëherë tregjet financiare do të jenë më të sigurta dhe fenomenne të tilla si mashtrimi i madh grek me bilancet që prodhoi termetin e rëndë, nuk do të përsëriten më, ndërkohe që Greqia nuk do të falimentojë.
gazeta thekson se sipas këtij plani, qeveria Greke mund të kontrollojë vetë, vetëm vetem shpenzimet funksionale të qeverisë, pasi të ketë paguar rregullisht detyrimet e saj financiare. Nëse nuk paguan këstin e rradhës të ndihmës që ka marrë, atëherë do të detyrohet të reduktojë shpenzimet.
Skenarin e marrjes së financave greke në patronazh e ka mbështetur edhe Hollanda. Por burime qeveritare greke kane hedhur poshtë në mënyrë ultimative një ide të tillë, duke theksuar se nuk ka asnjë shans që të pranohet një sfidë e tillë nga gjithe politika greke.
Propozimet gjermane kane qenë edhe më herët tronditëse për greqinë, duke filluar që nga propozimi për shitjen e disa ishujve e deri tek propozimi për lënien peng të panteonit. Gjermani vendi I vetëm me rritje ekonomike në europë, është sot në krye të përpjekjeve për të shptuar Euron dhe frenuar krizën që ka prekur me radhë ekonomitë europiane.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rihapen pikat doganore me Greqinë, edhe për automjetët Doganat shqiptare rinisen ditën e sotme punën normalisht pas një...
  2. HRW për Greqinë/ Frontex keqtrajton emigrantët Agjencia Evropiane për Mbrojtjen e Kufijve, Frontex është e ekspozuar në...
  3. Trojka për krizën në Greqi: Dy hapa para dhe një pas Greqia ndodhet në një udhëkryq, por edhe kur gjen rrugëdalje,...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›